LAJMI I FUNDIT:

Borisov: Përpjekje për kthimin e RMV-së nën ndikimin rus

Borisov: Përpjekje për kthimin e RMV-së nën ndikimin rus

Ish-Kryeministri dhe Kryetari aktual I partisë bullgare GERB, Bojko Borisov u ka bërë thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që t`i nxjerrin para drejtësisë personat që rrahën sekretarin e një klubi bullgar në Ohër. Sipas tij, ngjarjet e këtilla minojnë përpjekjet e Bullgarisë që t`I afrojnë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE.

Borisovi, ka thënë se në këtë ngjarje sheh tentative për rikthimin me qëllim të Maqedonië së Veriut nën ndikimin rus dhe se për këtë skenar po punohet aktivisht.

“Në asnjë rast nuk duhet të mashtroheni. Gjëja më e mirë për Bullgarinë është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të jenë në BE dhe NATO”, ka deklaruar Borisov.


Ndërkaq, Komisioni parlamentar bullgar për politikë të jashtme ka miratuar deklaratë për RMV-në, që do të dërgohet për t`u votuar në seancë plenare, ku dënohen aktet e dhunës ndaj bullgarëve si dhe deklaratat për të kaluarën bullgare në hapësirën publike dhe politike në Shkup.

Gjithashtu shprehet shqetësimi rreth mundësisë që me eskalimin e fushatës antibullgare në Maqedoninë e Veriut të cënohet procesi I futjes së Bullgarëve në Kushtetutë. /KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori