LAJMI I FUNDIT:

Boris Johnson inicon “planin sekret” për t’i dhënë fund masave kufizuese për shkak të COVID-19

Boris Johnson inicon “planin sekret” për t’i dhënë fund masave kufizuese për shkak të COVID-19

Boris Johnson ka inicuar një “plan sekret” për të lehtësuar kufizimet e bllokimit deri në Pashkë.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, kryeministri thuhet se ka ngarkuar zyrtarë të qeverisë që të ndërtojnë një plan të hollësishëm për anulimin e kufizimeve aktuale në kohë për prill, dhe për këtë arsye duke lejuar familjet të gëzojnë festat së bashku.

Një burim i lartë i qeverisë i tha The Sun: “Është shumë shpejt të fillosh të flasësh për kur, por puna po bëhet në heshtje se si të ndodhë kjo”.


Një lëvizje e tillë, vlerësojnë mediat vjen ndërsa Britania e Madhe shënoi numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19 të regjistruara në një ditë, pasi 1,610 njerëz vdiqën nga virusi.

Kështu, Britania e Madhe tani ka nivelin më të lartë të vdekjeve në botë.

Gjithsesi, shumë ministra tani besojnë se kulmi i valës së dytë ka kaluar, edhe pse institucionet e kujdesit shëndetësor do të mbeten nën presion për disa javë të tjera.

Kufizimet aktuale të bllokimit të parashikuara në ligj do të përfundojnë zyrtarisht më 31 mars.

Sidoqoftë, Johnson ka thënë vazhdimisht se rregullat do të mbahen nën ri “shqyrtim të vazhdueshëm” dhe do të shikohen çdo dy javë.

Burimet pretendojnë se Kryeministri do të lehtësojë kufizimet ‘zonë për zonë’, bazuar në informacionin shkencor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Evropa
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Kalo në kategori