LAJMI I FUNDIT:

Bordeli mobil tmerron qytetarët e Hassendorfit

Bordeli mobil tmerron qytetarët e Hassendorfit

Banorët e qytezës Hassendorf nuk kanë qenë të qetë, derisa kryetari i qytezës nuk e ka përzënë prej aty një bordel mobil – ku një bionde e bëshme kishte pritur myshterinjtë e saj.

Bordeli lëvizës – një kamp-veturë – ishte parkuar pranë një kafeneje të braktisur, ndërsa brenda tij qëndronte një bionde që priste myshterinjtë e interesuar për shërbimin e saj.

Kjo i kishte shqetësuar tej mase banorët lokalë, sa që nuk i kishin lejuar as fëmijët e tyre të luanin në kopshtet e shtëpive.

Kundër këtij bordeli mobil ka reaguar edhe prefekti i kësaj qyteze, Klaus Dreyer (61-vjeçar). Ai ka kundërshtuar planin e pronarit të bordelit, i cili i kishte thënë se do ta blinte kafenenë për ta shndërruar atë në bordel.


Në vendimin për largimin e këtij bordeli shkruan se, bordeli është një vend statik dhe në formë të ndërtesës, dhe për biznes të tillë kërkohet leje e posaçme. /Telegrafi/