LAJMI I FUNDIT:

Bora bllokoi mysafirët për 9 ditë në një ‘pub’

Bora bllokoi mysafirët për 9 ditë në një ‘pub’

Në ‘pubin’ britanik shtatë veta mbetën të bllokuar për nëntë ditë pasi bora kishte mbuluar ndërtesën.

Në ‘pubin’ e Lion Inn në veri të Yorhskireit bora bllokoi dyert dhe dritaret, ndërsa brenda mbetën të ngujuar dy mysafirë dhe pesë të punësuar. Bora ra aq shumë sa që edhe automjetet e tyre jashtë lokalit mbetën të ngujuara. Të ngujuarit u argëtuan mirë dhe çdo ditë luajtën lojëra, hëngrën dhe pinë pa pare.

“Ishte shumë argëtuese. Dyert dhe dritaret ishin bllokuar, por ne arritëm t’i mbajmë dyert pak hapur për të thithur ajër të pastër. Ishim me fat që ishim ngujuar mu në atë pub,” tha kamerierja Katie Underwood (18 vjeçe).

Ajo tha se kishin rezerva të mjaftueshme të ushqimit dhe kishin edhe qymyr për ngrohje. Në katin mbi ‘pubin’ ishin edhe dhomat e fjetjes, kështu që të ngujuarit kishin edhe vend të përshtatshëm për të fjetur, shkruan Daily Mail. /Telegrafi/