Familja e të vrarit në “Bon Vivant 1”, më 13 tetor 2014, ka vendosur të enjten të mos marrë më pjesë në seancat e rigjykimit të tretë që po mbahet ndaj dy të akuzuarve Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi.
Vëllai i të ndjerit Rr.U, Rrahim Uka ka thënë të enjten se kanë vendosur si familje të mos marrin më pjesë në seanca gjyqësore derisa ka kërkuar të merret vendim meritor ndaj dy të akuzuarve në këtë rast.
“Ne si familje kemi vendos mos me marrë pjesë edhe kemi një kërkesë nga gjykata që me marrë një vendim meritor. Ka ndryshu mendime edhe në familje tonë, nga vrasje e rëndë u kthy në vrasje…”, ka deklaruar vëllai i të ndjerit.
Për këtë gjykatësi Avni Syla ka thënë se e kanë obligim ligjor të marrin vendim meritor duke u bazuar prova dhe fakte.
Po ashtu gjykatësi e njoftoi vëllain e të ndjerit, se një ndër arsyet që Gjykata e Apelit e ka kthyer çështjen në rigjykim ka qenë që e kishin tejkaluar aktakuzën dhe se janë të obliguar ta zbatojnë vendimin e Gjykatës së Apelit.
Në këtë rast Masar Gërdovci bashkë me Sherif Krasniqin akuzohen për vrasjen e Rr.U në lokalin “Bon Vivant” më 2014 në Prishtinë derisa aktakuza për këtë rast ishte ngritur më 7 korrik 2015, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Po ashtu në këtë seancë nuk ishin të pranishëm as pronarët e lokalit “Bon Vivant” , Genc Gashi dhe Labinot Berisha të cilët në seancën e datës 26 shtator 2023, ishin propozuar nga mbrojtësi i të akuzuarit Gërdovci, avokatit Naim Rudari.
Gjykatësi Syla ka deklaruar se për seancën e radhës gjykata do të lëshojë urdhëresë për verifikim adrese dhe dorëzim ftese ndaj dy dëshmitarëve Labinot Berisha dhe Genc Gashi, kurse me ftesa të rregullta do të ftohen Fitim Polloshka dhe Ilir Misini.
Gjykatësi Syla konstatoi se të njëjtit janë ftuar në ftesat të rregullta, mirëpo në fletëkthesë ishte konstatuar se pala gjendet jashtë vendit,
Në këtë seancë është dëgjuar ekspertja e Institutit të Mjekësisë Forenzike, psikologja Arife Veselaj, e cila ndër të tjera tha se qëndron në tërësi prapa mendimit të dhënë në ekspertizë.
Më pas seanca ka vazhduar me dëgjimin e zyrtarit nga Forenzika, Rrustem Berisha, i cili në cilësinë e dëshmitarit tha se qëndron prapa deklaratave të dhëna në shqyrtime të mëparshme gjyqësor dhe nuk ka asgjë për të shtuar.
Berisha më 1 nëntor 2022, kishte thënë se grimcat e barutit janë marrë nga tekniku ndihmës i kriminalistikës Remzi Halimi, në stacionin policor Qendra në Prishtinë, për dy të dyshuarit, tashmë të akuzuarit për vrasjen e Rr.U.
Më pas, trupi gjykues në përbërje nga gjykatësit, i kryesuar nga gjykatësi Avni Syla, aprovoi propozimin e prokurorit Armend Hamiti që të lexohen deklarata e dëshmitarëve të dhëna në shqyrtimet e mëparshme gjyqësore.
Përkatësisht të dëshmitarëve Ardijan Berisha, Valmir Polloshka, Avni Ahmeti, Arben Rexhepi, Dea Kukaj, Burim Hertica, Berat Kransiqi, Adem Lutfiu, Albert Zogjani, Eshref Beqir, Ismet Shabani, Valon Vokshi, Uran Ismajli dhe Egzona Berisha, eksperti mjeko- ligjor, Naim Uka, eksperti i AKF-së, për balistik Qëndrim Topalli, eksperti për analiza për zjarrvënie në AKF, Milazim Tahirukaj, si dhe eksperti nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, Ajet Bunjaku.
Ndërsa sa i përket Ilir Misini e për të njëjtin me vendimin është udhëzuar të ftohet edhe një herë në seancën e radhës për t’u dëgjuar në cilësinë e dëshmitarit.
Ndërkaq në këtë seancë nuk ishte i pranishëm përfaqësuesi i palës së dëmtuar avokati Armend Krasniqi, për të cilin gjykatësi ka thënë se i njëjti ka qenë i njoftuar për seancën e sotme, mirëpo mungesën nuk e ka arsyetuar.
Ndërkaq në seancën e sotme, avokati Rudari ka propozuar që në cilësinë e dëshmitarit të dëgjohet edhe Fitim Polloshka, i cili kishte qenë menaxher në lokalin “Bon Vivant”.
Po ashtu gjykatësi Syla ka njoftuar se në seancën e radhës do të ftohet që të dëgjohet Ilir Misini për shkak se në vendimin e Gjykatës së Apelit, është kërkuar edhe një herë.
Seanca e radhës pritet të mbahet më 14 dhjetor 2023.
Ndryshe, në seancën e datës 26 shtator 2023, prokurori Armend Hamiti kishte bërë rikualifikimin e veprës penale për të cilën po akuzohet Masar Gërdovci, duke e kualifikuar të njëjtën nga “vrasje e rëndë” në “vrasje”.
Pas rigjykimit i cili kishte zgjatur dhjetë muaj, gjykata e shkallës së parë sërish kishte marrë aktgjykim dënues, ashtu që të akuzuarit Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, i kishte shpallur fajtorë për vrasjen e rojës në lokalit “Bon Vivant”.
Me aktgjykimin e vitit 2019, Masar Gërdovci ishte dënuar me 21 vjet e 8 muaj burgim, pasi që ishte shpallur fajtor për vrasje, ndërkaq Sherif Krasniqi, ishte dënuar me 4 vjet e 3 muaj.
Pas ankesave, Gjykata e Apelit rastin e kishte kthyer në rigjykim.
Më 18 dhjetor 2020, gjykata e shkallës së parë sërish kishte marrë aktgjykim dënues, ashtu që të akuzuarit Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, i kishte shpallur fajtorë për vrasjen e rojës në lokalit “Bon Vivant”.
Lidhur me ketë vendim Gjykata Supreme, rastin e kishte kthyer në rigjykim pasi që sipas kësaj instance të akuzuarit Gërdovci dhe Krasniqi, janë shpallur fajtorë për veprime të cilat dallojnë nga ato për çka janë akuzuar.
Vendimi i fundit lidhur me këtë rast është marre me 13 janar 2023, ku Themelorja Gërdovcin e dënoi me 18 vite burgim dhe 1 mijë e 500 euro gjobë, kurse Krasniqin me 7 vite burgim. Apeli e ktheu çështjen në rigjykim më 13 qershor 2023.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës