LAJMI I FUNDIT:

Bode: FMN raport inkurajues për Shqipërinë

Bode: FMN raport inkurajues për Shqipërinë

Ministri i Financave, Ridvan Bode ka reaguar të enjten ndaj raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë. Ai tha se në 105 faqet e raportit, asnjëherë nuk përmendet fjala korrupsion, çka tregon se raporti ishte inkurajues dhe vlerësues për reformat.

Ndërkaq, duke folur për sigurimet shoqërore dhe vendimin e fundit të qeverisë për uljen me 15% të taksës, Bode tha se kjo do të rrisë ndjeshëm numrin e të punësuarve.

“Jemi të ndërgjegjshëm se ka ende informalitet”, deklaroi Bote, ndërsa ftoi opozitën të pranojë rezultatet, përpara se të bënte kritikat.

“Në raportin e FMN, Shqipëria cilësohet me rritjen më të madhe ekonomike”, potencoi ministri Bode.