LAJMI I FUNDIT:

Boateng udhëton drejt Spanjës, pritet të nënshkruajë me Barcelonën

Boateng udhëton drejt Spanjës, pritet të nënshkruajë me Barcelonën
Kevin Prince Boateng (Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

Kevin Prince Boateng duket se do të jetë futbollist i ri i Barcelonës.

Sulmuesi ganez që aktivizohet me Sassuolon pritet të huazohet te Barcelona me të drejtë blerje në fund të stinorit.

Ka qenë eksperti i tregut të transferimeve Gianluca Di Marzio që ka dhënë lajmin e bujshëm për transferimin e Boatengut te Barça.


31-vjeçari këtë edicion ka shkëlqyer me fanellën e Sassuolos në Serie A, duke shënuar katër gola dhe duke bërë dy asistime.

Kevin-Prince Boateng. (Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

Ganezi pritet ta zëvendësojë të larguarin Munir El Haddadi i cili iu bashkua Sevillës.

Barcelona do ta marrë 31-vjeçarin si huazim gjashtë mujor me të drejtë të blerjes në fund të stinorit për tetë milionë euro.

Për Boatengun ky pritet të jetë një rikthim në kampionatin spanjoll ku ka luajtur për një edicion me Las Palmas duke shënuar 10 gola e duke asistuar në pesë të tillë.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet brenda ditës së sotme (e hënë).

Barcelona dhe Sassuolo kanë krijuar një marrëdhënie shumë të mirë pasi verën e kaluar nga klubi spanjoll ekipit italian iu bashkua mbrojtësi Marlon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick kritikon dy yjet e Barcelonës për sjelljen e tyre në ndeshjen ndaj Celta Vigos

Hansi Flick kritikon dy yjet e Barcelonës për sjelljen e tyre në ndeshjen ndaj Celta Vigos

La Liga
Një gol dhe tri asistime, Xherdan Shaqiri me paraqitje spektakolare ndaj Yverdon-Sport

Një gol dhe tri asistime, Xherdan Shaqiri me paraqitje spektakolare ndaj Yverdon-Sport

Ligat tjera
Manchester United afër mbylljes së marrëveshjes për transferimin e Matheus Cunha

Manchester United afër mbylljes së marrëveshjes për transferimin e Matheus Cunha

Premier League
Barcelona i bashkohet Arsenalit dhe Man Utd në garën për transferimin e yllit danez

Barcelona i bashkohet Arsenalit dhe Man Utd në garën për transferimin e yllit danez

Ndërkombëtare
Xabi Alonso ka një pakt me Bayer Leverkusenin – spanjolli mund të largohet për katër klube

Xabi Alonso ka një pakt me Bayer Leverkusenin – spanjolli mund të largohet për katër klube

Bundesliga
Ancelotti pyetet se cili portier do të mbrojë në finalen e Copa del Rey, befason me përgjigjen e tij

Ancelotti pyetet se cili portier do të mbrojë në finalen e Copa del Rey, befason me përgjigjen e tij

La Liga
Kalo në kategori