LAJMI I FUNDIT:

Blue Abyss, pishina më e thellë në botë po ndërtohet në Britani të Madhe – kostoja e saj kap vlerën e 150 milionë funteve

Blue Abyss, pishina më e thellë në botë po ndërtohet në Britani të Madhe – kostoja e saj kap vlerën e 150 milionë funteve

Në Cornwall të Anglisë, këto ditë ka filluar ndërtimi i pishinës më të thellë në botë, që ka një kosto prej 150 milionë funteve.

Pishina Blue Abyss që po ndërtohet nga kompania me të njëjtën emër, do të jetë 50 metra e thellë, transmeton Telegrafi.

Në të do të ketë mbi 42 mijë kub metër ujë (17 pishina olimpike apo 168 milionë filxhanë të kafesë) dhe do të jetë pishina më e thellë në një ambient të mbyllur.


Pishina që do të ndërtohet në afërsi të aeroportit Newquay nuk do të jetë e hapur për vizitorë, por do të përdoret për hulumtime si qendër testimi dhe trajnimi për punonjësit e industrisë së energjetikës, mbrojtjes dhe hulumtime për në hapësirë.

Pritet që Blue Abyss të ndërtohet brenda 18 muajve dhe do të hap dyert për shkencën kah mesi i viti 2023. Kjo nënkupton hapjen e 160 vendeve të reja të punës dhe 8 milionë funte në vit për ekonominë lokale.

Projekti ka marrë përkrahjen e astronautit britanik Tim Pik, i cili ka qenë astronauti i parë britanik që i kishte kaluar gjashtë muaj në stacionin ndërkombëtar hapësinor.

Pishina do të përdoret si qendra e parë komerciale në botë për trajnimin e astronautëve, por do të përdoret edhe për projekte hulumtuese në fushën e energjetikës, mbrojtje, ekologjisë dhe shkencës në përgjithësi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori