LAJMI I FUNDIT:

Blini hirin vullkanik në internet

Blini hirin vullkanik në internet

Faqja e internetit nga Islanda shet hirin e vullkanit Eyjafjallajökull dhe porositë blerësit potencialë se nuk duhet lëshuar rastin për t’i pasur disa copa të historisë moderne.

Faqja “Nammi.is” ofron shitjen online të hirit vullkanik, të paketuar në enë xhami prej 160 gramëve, si dhe të mbështjellë me një kuti kartoni.

Të gjitha paratë e grumbulluara nga shitja e hirit do t’i dhurohen shoqatës ICESAR, e cila ndihmon sigurimin dhe pastrimin e rajonit i cili ishte ndotur nga shpërthimi i vullkanit.

Hiri i vullkanit krijohet në një thellësi prej shtatë kilometrave, ndërsa kur shpërthen në sipërfaqe arrin temperaturën deri në 1.100 gradë celsius. /Telegrafi/