LAJMI I FUNDIT:

Blerta Zeqiri, drejtoreshë e koncerteve!

Blerta Zeqiri, drejtoreshë e koncerteve!

Ish drejtoresha e Departamentit të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, pyet se a ka “gazetarë që hulumton suksesin e Blerta Zeqirit dhe aftësisë e saj për humbjen e 800.000 eurove të DKRS-së dhe mosrealizimin e asnjë projekti më të madh se manifestime kulturore”.

Blerta Zeqiri, drejtoresha e DKRS-së, e emëruar nga Lëvizja Vetëvendosje, është larguar nga kjo detyrë “për disa arsyeje”.

“Tani dëgjuam se u largua drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila për asgjë tjetër mund të mburret se i katandisi të gjitha projektet e planifikuara dhe i treti mbi 800 mijë euro nga projektet e parapara. Si ia kanë nisur dhe si po e vazhdojnë së shpejti, do të shkojnë të gjithë, e në vend që t’u themi puna e mbarë, Shpendit me ekipin e tij do t’i themi udha e mbarë”, ka shkruar Dumoshi. /Telegrafi/