LAJMI I FUNDIT:

Blero mashtron miqtë e tij, i xhiron gjersa po bëheshin gati për t’u fotografuar (Video)

Blero mashtron miqtë e tij, i xhiron gjersa po bëheshin gati për t’u fotografuar (Video)

Këngëtari Blero është mjaft aktiv në rrjetet sociale.

Ai është shumë i ndjekur nga fansat, teksa thuajse gati çdo ditë, ai publikon për fansat imazhe të ndryshme nga koncertet ose përditshmëria e tij.

Së fundmi, Blero ka ndarë me ndjekësit një video në InstaStory, ku shfaq një mashtrim që u kishte bërë miqve të tij në prapaskenë.


Në kohën kur të gjithë po bëheshin gati për të dalë në fotografi, Blero i xhiron ndërsa më pas ia plasin të qeshurave.

Përndryshe, brenda pak muajve këngëtari pritet të publikojë projektin e tij më të ri. /Telegrafi/