Përkundër asaj se kriptovalutat mund të blihen në mënyrë të rregullt dhe me debit kartela, në Kosovë pjesa më e madhe e shkëmbimeve bëhet në dorë, ose në të “zezën”.
Kështu ka deklaruar inxhinieri Ermal Sadiku në një intervistë për KosovaPress, ku ka thënë se në Kosovë janë rreth 150 kompani të ndryshme të cilat janë të interesuara, ose e pranojnë Bitcoin-in si mjet këmbyes.
E përkundër rënies së vlerës së kriptovalutave, e trajtuar ditë më parë nga KosovaPress, trendi i përdorimit të tyre vazhdon. Ajo që zgjon interesim tek qytetarët është se si të blihen ato përmes debit kartelave. Por Sadiku thotë se pak njerëz janë të informuar se blerja e kriptovalutave me kartë debiti kushton rreth 5 përqind më shtrenjtë.
Mes tjerash, ai tregon se në këtë drejtim paraqiten disa probleme, pasi që platformat e mëdha nuk e njohin Kosovën si shtet, teksa rrëfen një nga mënyrat se si mund të blihen kriptovalutat.
“Po munden me u ble sepse kriptot dhe valutat e tjera nuk janë të lidhura me një shtet të caktuar. Nuk është lehtë sepse këto platformat e mëdha ‘online’ nuk po e njohin Kosovën si shtet, sepse po kemi probleme të ndërlidhjes të problemeve tona bankare me ato ‘ex-changed’ e jashtme, por ekziston mënyra me i ble me dashtë. Është ‘pdo’ ku aty ke mundur me ble me kartela bankare të Kosovës. Zakonisht çmimet janë më të larta kur blenë kështu me kartelë, së paku 4-5 përqind më të larta se në treg normal. Periudha më e mirë për të investuar, për të blerë bitcoin, është kur botcoin është lirë dhe periudha më e mirë për me shitë është kur bitcoin është shtrenjtë”, tha ai.
E një tjetër mënyrë për të blerë kriptovaluta, sipas tij, janë trasferet bankare.
“Një mënyrë tjetër se si po blihen këto kripto është se bëhen transfere bankare. Do të thotë shkon në ‘Pro Credit’ e bënë një transfer bankar në një ‘ex-change’ të caktuar, për shembull në kraken dhe pastaj i ke të ruajtuara aty, të dalin si euro dhe aty mund të shkëmbesh me çmime shumë më të mira. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për ata që e blejnë. Zakonisht transferi zgjat 1 ditë sa kam dëgjuar, por prapë se prapë, blerja e valutave në dorë, që i themi ne në të ‘zezën’ vazhdon të mbetet sasia më e madhe e shkëmbimit”, u shpreh ai.
Përkundër asaj se njerëzit e shohin kripto-valutën si mjet shkëmbimi, për të blerë ose për të shitur, Sadiku thekson se përdorimi i tyre shkon përtej kësaj.
“Kriptovalutat janë shumë të përdorshme, përtej asaj se çka mundesh me ble me to. Qëllimi kryesor ose qëllimet më të mëdha të kripto-industrisë nuk janë për me ble ose për me shitë me to. Disa prej tyre, si Bitcoin, ndoshta, edhe e kanë pasur atë pikësynim në fillim, por edhe ato i kanë ndryshuar qëllimet e tyre. Nëse flasim për mënyrë klasike të blerjes, për shkëmbim me ndonjë mall të caktuar, sot në Kosovë mund të blesh ose ta shkëmbesh me shumë mallra ose shërbime me të cilat njerëzit janë dakorduar t’i shkëmbejnë. Ne kemi gjetur rreth 150 kompani të ndryshme të cilat janë të interesuara, ose të cilat e pranojnë si mjet shkëmbyes. Disa e përdorin si mjet marketingu, disa për shkaqe operacionale”, theksoi ai për KosovaPress.
Për të kryer transaksione dhe për të blerë kriptovaluta në mënyrë elektronike, Granit Kadolli, njohës i kësaj fushe, ka shpjeguar për KosovaPress se kartelat bankare duhet të jenë patjetër debit karta.
Ai sqaron se për t’i hyrë këtij procesi së pari duhet deponuar mjetet e parapara për investim në llogarinë e hapur në kraken, ku më pas, aty mund të shndërrohen në kripto, ose edhe të transferohen diku tjetër.
“Duhet me qenë patjetër kartela debit kartelë sepse disa me çanta, po i quajë kështu sepse nuk kam fjalë shqipe për këtë, ndalojnë. Edhe Forex me sa e di unë nuk mund të blesh me kredit-kartë, por mundesh ta deponosh në kraken… Mund të deponosh dhe me e-bank transfer. Mund të deponosh për shembull 1 mijë dollarë ose 1 mijë euro. Deponohen në llogarinë tënde që e hap në Kraken, pastaj aty mund ta shndërrosh në kripto ose ta transferosh diku tjetër”, tha ai.
Ai rrëfen se në Kosovë për çështje të ndryshme fillimisht është ndaluar bitcoin, teksa më pas është lëshuar. Kadolli shpjegon se edhe vet ka blerë kriptovaluta përmes sistemit bankar.
“Mirëpo një kohë e kanë ndaluar tek ne. Arsyeja se pse e kanë ndaluar është sepse ndoshta nuk e kanë pasur të qartë se çka është ky fenomen. Por më pas e kanë lëshuar. Unë për herë të fundit e kam provuar në muajin shtator, kur kam bërë pagesë me debit kartelë pa problem. Deri në 1 mijë euro mund ta shfrytëzosh aq sa e kam provuar unë. Për më shumë nuk e di se nuk kam provuar as vet”, ka thënë ai.
Ndërkaq, Banka Qendrore e Kosovës para disa ditësh, përmes një komunikate ka njoftuar se në mbledhjen e mbajtur më 26 shkurt 2018 ka themeluar një organ të përhershëm për vlerësimin dhe adresimin e sfidave rregullative lidhur me paratë virtuale, i cili do të përcjellë dhe analizojë zhvillimet ndërkombëtare për rregullimin e parave virtuale,
“Në vazhdën e angazhimeve vlerësuese dhe paralajmëruese të BQK-së lidhur me dukurinë e parave virtuale, Bordi Ekzekutiv i BQK-së në mbledhjen e mbajtur më 26 shkurt 2018 ka themeluar një organ të përhershëm për vlerësimin dhe adresimin e sfidave rregullative lidhur me paratë virtuale. Ky organ i strukturuar në formën e një grupi këshillues do të përcjellë dhe analizojë zhvillimet ndërkombëtare për rregullimin e parave virtuale, me fokus në trajtimin e tyre nga rregullatorët në vendet e BE-së dhe vendet e rajonit, si dhe do të përgatisë rekomandime për organet vendimmarrëse të BQK-së lidhur me hapat e mëtejmë në funksion të rregullimit të parave virtuale”, thuhet në komunikatën e BQK-së.
Krejt në fund, BQK-ja ka u ka tërhequr vëmendjen subjekteve vendore lidhur me rreziqet për humbjet financiare që mund t’i pësojnë nga investimi në para virtuale, si dhe lidhur me implikimet e tjera të mundshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri