LAJMI I FUNDIT:

Blerim Bexheti akuzon Zaevin, por s’jep detaje, “kryeministri orkestron ndjekjen time”

Blerim Bexheti akuzon Zaevin, por s’jep detaje, “kryeministri orkestron ndjekjen time”

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti thotë se kur të kthehet nga pushimet do të ngre padi ndaj Komisionit për Antikorrupsion. Ai më tej shton se do t’i drejtohet edhe Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për të informuar se në mënyrë të jashtëligjshme kanë ngritur procedurë ndaj tij. Blerim Bexheti akuzon Zaevin, por s’jep detaje, “Kryeministri orkestron ndjekjen time”

Kryetari i Sarajit për “TV21” thotë se e gjitha kjo është e orkestruar nga kryeministri i vendit Zoran Zaev. Bexheti thotë se kur do të kthehet nga pushimet do të tregoj çdo detal dhe se kryeministri këtë po e bënë për politika ditore.

“Kjo është e orkestruar dhe e dirigjuar personalisht nga kryeministri Zoran Zaev për politikë ditore për të cilën, pasi t’i përfundoj pushimet do t’i shpjegoj edhe arsyet se përse është orkestruar një gjë e tillë nga ai, menjëherë pasi që të kthehem nga pushimi”, tha Blerim Bexheti.


Kryetarja e Antikorrupsionit Biljana Ivanovska nuk deshi të komentojë reagimet e kryetarit të komunës së Sarajit.

“Nuk kam koment për këtë. Ne vendimin e sollëm në bazë të të gjitha argumenteve që i kishim para nesh nga institucione kompetente, nga mbikëqyrja inspektuese, si dhe nga Inspektorati administrativ, Inspektorati për ambient jetësor. Bëmë kontroll edhe në vendin e ngjarjes, mendoj se nuk ka asnjë bazë për komentin se kjo është hajkë politike. Ne jemi të orientuar a-politik”, deklaroi Biljana Ivanovska.

Sipas Komisionit Antikorrupsion, Bexheti ka shkelur ligjin pasi nuk ka vepruar ndaj ndërtimit joligjor të platformave në lokalitetit turistik Matkë. Kundër kryetarit të komunës së Sarajit, Blerim Bexhetit do të ngritët procedurë për përndjekje penale për rastin me platformat e vendosura në mënyrë të paligjshme në Matkë. Antikorrupsionerët kanë vërtetuar se Bexheti edhe përkundër asaj që ka pasur obligim ligjor që të refuzoj kërkesat për legalizim të objekteve të përkohshme, ai nuk ka vepruar, ndërsa lëndët i ka ruajtur në sirtar./Tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori