LAJMI I FUNDIT:

Blej një frigorifer, fito një dele falas

Blej një frigorifer, fito një dele falas

Një dyqan i teknikës së bardhë në Tiberias të Izraelit, natën e bajramit, dhuroi një dele për çdo mall të blerë mbi vlerën 1000 shekel (200 funte).

Dyqani kishte lidhur delet para hyrjes dhe për një kohë u panë myshterinj duke blerë teknikë të bardhë dhe duke tërhequr delet drejt bagazhit të automjeteve të tyre.

Pasi oferta nxiti kundërthënie tek autoritetet lokale, shpejtë u paraqitën edhe inspektorët.

Delet e mbetura u dërguan në një strehimore për kafshë. /Telegrafi/