LAJMI I FUNDIT:

Biznesmeni amerikan trillon vdekjen e tij

Biznesmeni amerikan trillon vdekjen e tij

Një biznesmen amerikan i cili e ka trilluar vdekjen e tij në një aksident ajror është gjetur i gjallë të martën në Florida nga ana e policisë.

Trilluesi 38-vjeçar, Marcus Schrenker, i cili është akuzuar për vjedhjen e miliona dollarëve nga investitorët e tij është arrestuar pasi që është zbuluar identiteti i tij.

Besohet se Schrenker ka kërcyer nga aeroplani me ndihmën e parashutës pasi që ka drejtuar një thirrje të rrejshme për ndihmë.

Kur piloti e kishte dërguar thirrjen e rreme për ndihmë gjatë fluturimit të tij mbi Alabama dy aeroplanë ushtarakë janë dërguar që t’i ndihmojnë.


Pilotët e aeroplanëve ushtarakë pasi që kanë zbuluar aeroplanin kanë përcaktuar se ai po fluturonte pa ekuipazh me autopilot të kyçur dhe kanë parë dyert e hapura.

Pak kohë më pas aeroplani është rrëzuar në një zonë moçalore jo larg qytetit të Miltonit në Floridas, në afërsi të një zone të banuar.