LAJMI I FUNDIT:

Biznesmeni 11-vjeçar që fiton 1,000 funte në javë (Foto)

Biznesmeni 11-vjeçar që fiton 1,000 funte në javë (Foto)

Thonë se është mirë ta dish se çfarë dëshironi të bëheni kur të rriteni, por ky fëmijë tashmë ka arritur ende pa u rritur.

Ky sipërmarrës i ri është duke bërë më shumë se 1,000 funte në javë – dhe ai është vetëm 11-vjeç.
b2

Henry Patterson filloi shitjen e plehut organik para se të shiste ëmbëlsira, dhe tani ka investuar në të ardhurat e tij dhe ka përdorur 17,000 funte të grantit për të arritur qëllimet e tij të reja të biznesit.


Biznesmeni i ri ka zbuluar se produktet e tij tani blihen nga më shumë se 70 kompani të ndryshme, dhe shitjet e kompanisë së tij tani kanë kaluar shifrën e 65,000 funteve, transmeton lajmi.net.

Pasi përdori fitimet e tij për të blerë një qenush, Henry – i cili jeton në Lidlington, Bedfordshire – ka lansuar një kanal të vet në YouTube për fëmijë dhe është duke shkruar një libër biznesi për vitin e ardhshëm.
b3

Vogëlushi, i cili ishte emëruar ‘gjeniu i biznesit’, filloi të kishte ide të biznesit qysh në moshën 5-vjeçare. Ndërmarrja e tij e parë përfshinte shitjen e qeseve të plehut për 1 funt kur ai ishte 7 vjeç, përpara se të lansonte një dyqan në eBay për të shitur gjërat që ai i blinte nga dyqanet bamirëse.

Pavarësisht moshës së tij të re, ai ka disa këshilla mjaft të dobishme dhe fjalë të mençura të urtësisë se si të ju lulëzojë një biznes.

Henry tha: “Këshilla ime kryesore është që të filloni me shitje në treg të hapur. Kështu ju mësoni si të shfaqeni, mësoni për çmimet, mësoni si t’i ruani paratë dhe si të bisedoni me klientët. Të gjitha këto aftësi do të ju duhen në të ardhmen”.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

Ekonomi
Kalo në kategori