Innovation Centre Kosovo (ICK) fton Qeverinë e Republikës së Kosovës, Kuvendin, institucionet e tjera vendore dhe donatorët, që të kenë në fokus edhe bizneset ekzistuese startup, si dhe të krijojnë mekanizma lehtësues për të ndihmuar ndërmarrësin në vend, gjatë kohës së pandemisë dhe pas saj.
Innovation Centre Kosovo (ICK), në bashkëpunim me kompaninë hulumtuese “Pyper” kanë zhvilluar një pyetësor në lidhje me ndikimin e virusit COVID-19 në komunitetin e bizneseve startup në Kosovë, si dhe masave të nevojshme dhe emergjente të cilat duhet të ndërmerren me qëllim të mbështetjes së ndërmarrësve dhe bizneseve fillestare – startup.
Në këtë hulumtim morën pjesë 218 biznese të cilat operojnë në industrinë e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në Kosovë, nga të cilat 65.6 %veprojnë në tregun vendor, 23.3 % në tregun ndërkombëtar e vendor, kurse 11 % vetëm në tregun ndërkombëtar.
Shumica e bizneseve pjesëmarrëse në hulumtim janë të vetëfinancuara dhe në fazë të hershme të zhvillimit, ku 57.7 % e tyre kanë prej 1-4 punëtor, thuhet në njoftim. Këto biznese mbulojnë fusha të ndryshme të sektorit të TIK, përfshirë e-commerce, marketing digjital, zhvillim i softuerit, siguri kibernetike, inteligjencë artificiale etj.
Sa i përket shqetësimit lidhur me gjendjen e krijuar si rezultat i përhapjes së COVID – 19, nga pyetësori i realizuar, 61 % e bizneseve startup janë shumë të shqetësuar me gjendjen ekonomike të krijuar si rezultat i pandemisë, 43.5 % e tyre vetëm se kanë hasur ndryshime në aktivitetin e tyre, ndërsa 30.2 % presin të ketë ndryshime në të ardhmen e biznesit.
Shqetësimi më i madh janë të hyrat, ku 74,53 % e bizneseve të anketuara kanë raportuar humbje të të ardhurave, ndërsa 47.8 % nuk kanë aftësi që të mbajnë punëtorët në listën e pagave. Po ashtu, 36 % kanë vështirësi emergjente për të paguar taksa apo tarifa të ngjashme qeveritare, kurse 32.1 % e tyre po planifikojnë të reduktojnë numrin e punëtorëve gjatë vitit 2020.
Si të ndihmojmë bizneset startup?
Pas identifikimit të problemeve për bizneset startup, fokusi është drejtuar tek mbështetja e duhur për të shpëtuar këto biznese. Nga 218 biznese qe i janë përgjigjur pyetësorit, 79.36 % mendojnë se një pako financiare dedikuar bizneseve startup do të ndihmonte për të tejkaluar situatën, 31 % parashtrojnë rëndësinë e lehtësirave fiskale dhe 42.2 % lehtësirat tatimore. Në këtë drejtim, 63.76 % e bizneseve mendojnë se ndihma financiare për pagat e punëtorëve do të ishte ndihma më e nevojshme për ta përballuar gjendjen e krijuar.
Si përfundim, të dalat nga ky pyetësor shfaqin jo vetëm shqetësim të theksuar, por edhe ndikimin që COVID-19 veçse e ka pasur në këto biznese, thekson ICK.
Bizneset e reja (startup) janë kritike për zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin e përgjithshëm social, duke sjellë inovacion në produkte e shërbime, përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve, kontribuojnë në zhvillimin e shkathtësive digjitale për të rinjtë si dhe krijojnë vende te reja të punës.
Duke e parë gjendjen socio-ekonomike të krijuar pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, Innovation Centre Kosovo, i bashkëngjitet shqetësimit të komunitetit të bizneseve startup, dhe si qendër e cila merret me promovimin e ndërmarrësisë, themelimin dhe ndihmën e bizneseve startup me theks sektorin e TIK, bënë thirrje që Qeveria e Kosovës, Kuvendit, institucionet tjera përgjegjëse dhe donatorët, të kenë një fokus të veçantë ndihmën drejtuar bizneseve të reja, por edhe gjetjen e mënyrave tjera për të stimuluar ndërmarrësin në vend, përgjatë periudhës së pandemisë dhe pas saj.
Si ICK kërkojnë nga Qeveria që në pakon stimuluese qeveritare të përfshihen edhe:
– Ndihma direkte financiare për bizneset startup, për të përballuar krizën momentale, por dhe për të mundësuar zhvillimin e mëtutjeshëm të bizneseve te reja, post COVID-19. Kjo pako do të mund të përfshinte subvencione për paga, shpenzime operacionale, ndihmë në hapjen drejt tregjeve të reja ndërkombëtare, trajnime për ngritjen e aftësive të të rinjve fusha të reja digjitale dhe ndërlidhjen e tyre me tregun e punës etj.
– Pako të lehtësirave fiskale dhe tatimore, të cilat do të lironin bizneset startup për një afat 2-vjeqar nga të gjitha obligimet tatimore, gjë që njëkohësisht do të stimulonte ndëmarrësin në vend.
Njëkohësisht, Innovation Centre Kosovo thekson se mbetet e zotuar që të ofrojë përkrahjen dhe ekspertizën e nevojshme, për Qeverinë e Kosovës, institucionet vendore dhe donatorët, për identifikimin e masave të duhura për biznese startup, por edhe të ofrojë rrjetin e partnerëve ndërkombëtar për të tejkaluar këtë sfidë.
Shkarko hulumtimin në gjuhën shqipe këtu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë