Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK), ka reaguar ndaj deklaratave se ndërmarrësit nga Kosova po e bllokojnë dhe janë shkaktar të mosfunksionimit të tregut të përbashkët Shqipëri – Kosovë.
“KPK-ja dëshiron të ju përkujtojë se Kosova dhe Shqipëria janë anëtare të CEFTA-së, që të dyja kanë nënshkruar marrëveshje për tregti të lirë dhe rrjedhimisht të dyja duhet të aplikojnë tregtinë e lirë. Tregu i CEFTA-së në fokus të vet ka stimulimin e tregtisë, investimeve dhe krijimin e një tregu të gjerë për të gjitha vendet e rajonit”.
Nga aspekti i këmbimit tregtar Kosova në këtë faze të zhvillimit kryesisht ka relevancë importuese duke pasur parasysh nivelin e ulet të mbulimit të importit me eksport.
“Sipas të dhënave në dispozicion në vitin 2017 Shqipëria eksporton në Kosovë mallra në vlerë rreth 150 milionë euro, ndërsa Kosova eksporton në Shqipëri rreth 35 milionë euro. Nga këto të dhëna shihet qartazi se produktet e Shqipërisë janë duke depërtuar shumë më lehtë në tregun e Kosovës sesa produktet e Kosovës në tregun shqiptar”, është thënë në komunikatën e këtij kubi.
Këto dallime thellohen kur i shtohet fakti që prodhuesit e Kosovës përballën me shumë barriera dhe probleme kur eksportojnë në tregun e Shqipërisë. Duhet të kujtojmë rastet e shumta kur prodhuesve të Kosovës u janë vënë taksa shtesë ose i ju janë bllokuar mallrat në kufi, si për shembull me rastin e patates, miellit, birrës, barnave, e të tjera. Prandaj janë pikërisht individë të caktuar brenda institucioneve të Shqipërisë që janë duke e bllokuar funksionimin e tregut të lirë dhe të përbashkët.
Në fund të vitit të kaluar, në mbledhjen e katërt të përbashkët në mes të qeverisë të Kosovës dhe të Shqipërisë në Korçë, është planifikuar të nënshkruhet marrëveshja e cila do të zhvendoste doganën e Kosovës nga pika doganore e Morinës në portin e Durrësit. Kjo zhvendosje e doganës është vetëm një akt simbolik e nuk do të ndikonte në krijimin e një tregu të përbashkët, sepse kjo doganë do të shërbente për futjen e mallrave nga vendet e treta në Kosovë. Përfitimi i vetëm financiar nga kjo zhvendosje do të shkonte vetëm për shpediterët nga Shqipëria, në vend të atyre nga Kosova.
“Tregtarët dhe prodhuesit nga Kosova kanë probleme të shumta që duhen gjetur zgjidhje sesa zhvendosja simbolike e pikës doganore në portin e Durrësit. Probleme këto që kanë të bëjnë me procedurat që aplikohen nga shteti shqiptar për produktet nga Kosova, si pagesa për skaner, mospranimi i certifikatave fitosanitare, kontrollet e gjata dhe të panevojshme produkteve, të cilat shkaktojnë vetëm vonesa dhe rrjedhimisht rritje të kostos. Këto janë problemet reale të cilat po ndikojnë në mosfunksionimin e një tregu të përbashkët”.
Marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Shqipëri kufizohen me shkëmbime tregtare të profilit eksport- import pa ndonjë avancim të dukshëm në drejtim të tërheqjes së investimeve direkt në mënyrë të përbashkët apo respektive. Po që se krahasojmë investimet respektive, vërejmë që afaristë Shqiptarë kanë tendencë më të madhe për të investuar në Kosovë.
Ndërsa sa i përket kushteve e të bërit biznes, ndërmarrësit dhe prodhuesit nga Kosova ankohen për mos mbrojtje nga shteti shqiptar. Ambienti i të bërit biznes për ta vështirësohet kur hasin në probleme të ndryshme në mosrespektimin e kontratës, mospagesës së mallrave dhe shërbimeve, shkatërrimin e pronës dhe shumë e shumë probleme tjera. Mungesa e sigurisë së shërbimeve bazë është edhe arsyeja pse shumë prej tyre hezitojnë që të shtrijnë aktivitetin e tyre afarist në tregun e Shqipërisë.
“Bankat komerciale të Shqipërisë vazhdojnë të kreditojnë ekonominë e Kosovës dhe të kenë fitime të larta, sipas raporteve të ndryshme del se bankat e Shqipërisë kanë lëshuar kredi në vlerë mbi 300 milion euro në Kosovë, kështu duke rritur mjaftë shumë fitimin nga ky aktivitet ekonomik. Po ashtu, Industria e Sigurimeve në Kosovë vazhdon të mbizotërohet nga kompani nga Shqipëria të cilat operojnë me sukses në Kosovë. Kjo dëshmon se industria e sigurimeve vazhdon të mbetet atraktive dhe e sigurt për investime nga kompanitë shqiptare”.
“Shqipëria për vite me radhë është bazuar në turizmin patriotik të shtetasve nga Kosova, të cilët që pas ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës në 2009-n vërshuan drejt Shqipërisë për turizmin veror, por edhe atë të fundjavës. Kosovarët shpenzojnë mbi 400 milion euro në vit në turizmin në Shqipëri, kështu duke dhënë një kontribut jashtëzakonisht të rëndësishëm për ekonomin shqiptare”.
Përkushtimi për vite me radhë në drejtim të normalizimit, stabilizimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale tregtare, ka rezultuar në një numër të madh të marrëveshjeve dhe memorandumeve të mirëkuptimit si dhe nismave të ndryshme qoftë në nivel ndërqeveritar apo në mes të komuniteteve të biznesit, mirëpo progresi i shënuar deri me tani lë shumë për të dëshiruar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump kërcënon me tarifa 200% për alkoolin evropian ndërsa lufta tregtare vazhdon të përshkallëzohet

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania Kosovare ZiuuRugs

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker