LAJMI I FUNDIT:

Birra që shpëton jetë ka shije të tmerrshme

Birra që shpëton jetë ka shije të tmerrshme

Është prodhuar një birrë e cila ndihmon në zgjatjen e jetës dhe parandalon nga sëmundjet, mirëpo e meta e saj është se ka shije shumë të keqe.

Studentët nga Teksasi kanë bërë modifikimin e birrës normale duke prodhuar të ashtuquajturën ‘Biobirra’, e cila përmban tharmin reservatrol.

I njëjti tharm përdoret edhe në prodhimin e verës për qëllime shëndetësore, për të parandaluar sëmundjet e zemrës, diabetin dhe sëmundjen Alzhemer.

Mirëpo, kundrejt të gjitha këtyre të mirave, Biobirra ka një shije të TMERRSHME.


“Nuk ka shans që dikush ta pijë këtë birrë nëse nuk përmirësohet shija e saj”, është shprehur Thomas Segall-Shapiro, njëri nga hulumtuesit.