“Si përfunduam këtu? Ky vend është i tmerrshëm”, janë fjalët e para të Riggan Thomson – yllit të venitur të Hollywoodit – të cilat i thotë teksa mediton në dhomën e tij. Falë efekteve të jashtëzakonshme protagonisti i portretizuar mjeshtërisht nga Mihael Keaton, rri në ajër në një metër mbi dysheme. Efektet e tilla nuk janë të rralla në “Birdman”.
Në ekranin e madh të kinemasë, ato japin një tjetër lloj ndjesie – siç ndodh kur vazoja mbi tavolinën e aktorit që po përpiqet të kthejë namin, lëviz vetë mbi tavolinë e përplaset fuqishëm mbi mur, shkruan sot Koha Ditore.
Fituesi i katër çmimeve “Oscar”- mes të cilave edhe atij kryesor- i realizuar nën regji të meksikanit Alejandro Gonzalez Inarritu, përjetohet ndryshe kur shfaqet në ekranin e kinemasë. Por, kjo nuk ka qenë arsye e mjaftueshme që shikuesit e filmit në Kosovë, të mbushin sallën e Kinemasë ABC. Në premierën e filmit në kinemanë e vetme të kryeqytetit, nuk qenë të pranishëm as tridhjetë shikues.
Kinemaja ABC, ka kapacitet prej mbi 200 ulësesh. “Birdman” është shfaqur premierë në Kosovë, tri javë pas mbajtjes së ceremonisë prestigjioze të ndarjes së çmimeve “Oscar”. Ceremonia e 87-të me radhë, në të cilën filmi doli triumfues, është mbajtur më 22 shkurt.
Miradije Vllahiu, drejtoreshë e kompanisë për distribuimin e shfaqjen e filmave “Genci”, ka thënë se qëllimi i kompanisë që drejton ajo është të ofrojë filma me vlerë.
“Numrin e shikuesve nuk mund ta parashikoj, edhe pse synimi ynë është që të joshim sa më shumë audiencë, duke ofruar vlera”, ka thënë Vllahiu, tek ka shtuar se e drejta për të shfaqur një film në kinema, merret duke ndjekur rregullat e standardet ndërkombëtare.
“Edhe koha për t’u shfaqur filmi aranzhohet në bashkëpunim me distributorin dhe në përshtatje me mundësitë e sistemimit në repertor”, ka thënë ajo.
Sipas Vllahiut, adhuruesit e filmit në Kosovë e kanë rastin ideal të shohin filmin që mban në sirtar katër çmime “Oscar”. Filmi me protagonistë aktorët Emma Stone, Naomi Watss, Edward Norton, shfaqet në ekranin e Kinemasë ABC në terminin e orës 19:00.
“Edhe pse gjithmonë duhet t’u referohemi statistikave për të qenë korrekt, sepse jo gjithmonë numri i shikuesve e përcakton vlerën e filmit. Apo, jo gjithmonë shikuesit janë masë vlerësuese e filmit. Mbi vlerat e filmit flasin më së miri kritikët e profesionistët e kësaj fushe”, ka thënë Vllahiu. E kritika në botë, tashmë ua ka vënë vulën vlerave artistike të filmit që është vlerësuar sidomos për mënyrën e xhirimit nëpër korridoret e ngushta të një teatri.
“’Birdman’ është një film spektakolar që na bën të pyesim edhe njëherë se çfarë mund të bëjë dhe çfarë mund të jetë kinemaja”, ka shkruar kritiku Robbie Collin në një vështrim për filmin të publikuar në “The Telegraph”.
Pjesa më e madhe e filmit të Inarritus, zhvillohet në sekuenca të vazhdueshme që lidhen me teatrin “St James” në New York – vend në të cilin protagonisti shpreson ta ringjallë karrierën e tij. Triumfi i “Birdman” në ceremoninë “Oscar” – në të cilën, mes tjerësh, kishte konkurrentë filmat “Boyhood”, “Selma”, “American Sniper” e “The Theory of Everything”- nga kritika është vlerësuar si hap i “Academy Awards” për t’u distancuar nga temat politike dhe për t’i kthyer sytë nga fati i artistit. “Birdman” është film që ka të bëjë me joshjet nga fama, prestigji. Riggan është viktima e filmit: para dy dekadash ai do të bëhej i njohur si superheroi i “Birdmanit”, por tani ai s’është më i famshëm. Mënyra e vetme që ta shpëtojë egon e tij është te duartrokitjet me ovacion, e kjo është arsyeja përse ai është në “Broadway” duke luajtur në shfaqjen regjinë e së cilës e ka bërë vetë, të përshtatur nga një tregim i shkurtër i Raymond Carverit. Por, teksa shfaqja shkon drejt natës së premierës, realiteti fillon të humbasë. Në fiks 119 minuta ish-heroi përpëlitet të bëhet hero i vetvetes, deri në fundin që gërsheton realitetin me imagjinatën për t’i lënë shikuesit ta bëjë vetë zgjedhjen.
Fituesi i katër çmimeve “Oscar” përjetohet ndryshe kur shfaqet në ekranin e kinemasë. Por, kjo nuk ka qenë arsye e mjaftueshme që shikuesit e filmit në Kosovë, të mbushin sallën e kinemasë ABC. Në premierën e filmit në kinemanë e vetme të kryeqytetit, nuk qenë të pranishëm as tridhjetë shikues. /Telegrafi/Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Ola tërhiqet pas, i thotë Jozit se u keqkuptua pëlqimi për të: Këtu u bë sikur unë vdes për ty

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker