Binomi Fatmir Sejdiu – Sali Berisha
Po luhet një lojë djallëzore nga LDK-ja (Fatmir Sejdiu & Co.). Kjo lojë (luftë) po bëhet kundër disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Pra, ndaj atyre që duhet (në demokraci) të jenë përfaqësues direkt të popullit.
Presionet e vazhdueshme që po i bënë LDK-ja (me përkrahjen heshtazi të PDK-së) ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës që kanë dhënë nënshkrimet për ta çuar në Gjykatë Kushtetuese, çështjen se a është duke e shkelur Presidenti Fatmir Sejdiu, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nuk duken ndryshme veçse si frikë nga interpretimi i Kushtetutës.
Çka e kanë gjithë këtë siklet.
Në fund të fundit, për hir të korrektësisë, vetë deputetët e LDK-së është dashur t’i përgjigjen pozitivisht iniciativës së deputetit Naim Rrustemi. Nëse vazhdimisht me këmbëngulësi thonë se Presidenti Sejdiu, me ngrirjen e postit në LDK e ka shmangur shkeljen e Kushtetutës, atëherë pse kjo të mos vërtetohet nga Kushtetuesja.
Duke ndjekur lajmet në TV, pashë kryetarin e grupit parlamentar të LDK-së, z. Ismet Beqiri, duke u përgjigjur në një pyetje të një gazetari për presion ndaj tre deputetëve serb. Nëse mund ta parafrazoj, z. Beqiri tha se vetëm ka biseduar me ta dhe ua ka bërë të qartë mendimin e tij se Presidenti nuk është duke e shkelur Kushtetutën. Por pse z. Beqiri, nëse është kaq shumë i bindur se Presidenti po e respekton Kushtetutën, s’po e ndihmon këtë iniciativë dhe t’ua mbyllë gojën njëherë e përgjithmonë opozitës. Nuk e bënë këtë veprim sepse ka (kanë) frikë nga interpretimi i Kushtetutës.
Pra, në Kosovë kemi kësi lloj politikanësh që ja kanë frikën Kushtetutës.
E atëherë, çfarë përfaqësimi mund të presin votuesit nga Ju? Kurrfarë hiq.
Krejt kjo më ngjason në qëndrimin e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha dhe partisë së tij, për mos hapjen e kutive të votimit të vitit të kaluar. Por këta nuk duan t’i hapin kutitë e votimit, se vlerësojnë që kinse me hapjen e tyre e shkelin Kushtetutën. E që qëndrim krejt të kundërt mbanë Partia Socialiste.
Për këtë çështjen e hapjes së kutive të votimit në Shqipëri, një mik i imi ma tregoj një ndodhi: “Ishte një person, që akuzohej nga një tjetër person që i ka vjedh pare dhe i kishte fshehur në xhep. Mirëpo, ky pasi lejoj t’i kontrollohen xhepat nga një person i tretë dhe s’kishte asgjë në ta, akuzuesi insistonte që edhe ai vetë t’ia kontrollonte xhepat. Ky personi i akuzuar i tha që nëse dëshiron, edhe njëqind herë do t’i tregonte xhepat e zbrazur të tij”. Me siguri se ishte i bindur në pafajësinë e tij. Ndërsa z. Berisha siç po shihet nuk është shumë i bindur në pafajësinë e tij për zgjedhjet e vitit të kaluar.
Nga kjo që thashë më lartë mund të vijmë në përfundim, se Kryetari i Kosovës dhe Kryeministri i Shqipërisë intimisht ndjehen fajtor, sepse vetëm nga një veprim i tyre (interpretimi kushtetues i çështjes “Sejdiu” dhe hapja e kutive të votimit) do t’i shuante një herë e mirë zërat kundër tyre.
Për fund më duhet të them, se ajo çka e bënë dallimin në shikim të parë mes partive kryesore në Shqipëri dhe këtyre në Kosovë, është se këto të Shqipërisë të paktën deri tash po i rezistojnë presionit ndërkombëtar, deri në një masë të caktuar. Ndërsa këto partitë tona sillen krejt me servilizëm ndaj thuajse çdo zyrtari të huaj në Kosovë (ama të shteteve mike).
(Autori është enigmat dhe vazhdon studimet Master në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës – Drejtimi Juridiko-Financiar)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker