LAJMI I FUNDIT:

Biletat e miqësores dalin në treg të shtunën

Biletat e miqësores dalin në treg të shtunën

Biletat për ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare të Kosovës me autorizimin e FIFA-s kundër Haitit, që zhvillohet më 5 mars, do të dalin në treg të shtunën. Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur organizatorët e kësaj ndeshje, të martën, në një konferencë për media. Megjithatë, ata nuk kanë bërë të ditur se sa do të jetë numri i biletave, megjithëse kanë konfirmuar se në stadium janë të vendosura 17.150 ulëse.

“Biletat për ndeshjen Kosova-Haiti do të dalin në shitje të shtunën. Në Prishtinë ato do të shiten në dy pika, tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’ dhe tek Newborni dhe po ashtu në qendrat e qyteteve tjera”, ka theksuar Agron Selimi, menaxher i kompanisë “Art Events”, që iu ka besuar organizimi i kësaj miqësoreje nga FFK-ja në bashkëpunim me kompaninë “KD Events”.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se Përfaqësuesja e Kosovës do të akomodohet në hotelin “Emerald”, kurse ajo e Haitit në “Swis Diamond” dhe ka falënderuar pronarët e këtyre dy hoteleve, të cilët ia kanë mundësuar që akomodimin e këtyre përfaqësueseve ta bëjnë falas. Selimi ka konfirmuar se me sugjerimin e kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, kanë vendosur që biletat për grupet e tifozëve të organizuar të jepen me çmim 3 euro, por vetëm për pjesën veriore.

Ndërkohë, menaxheri i kompanisë “KD Events”, Kushtrim Demiri, ka dhënë detaje të ndryshme mbi çështjet organizative të kësaj ndeshje. “Kjo ndeshje përveç që është historike për futbollin kosovar është edhe një test i madh për ne dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet që t’ua mundësojmë të gjithë qytetarëve të interesuar që të vijnë në këtë ndeshje familjarisht dhe të ndihen sa më komod.


Jemi përkujdesur që të mos shkaktohen rrëmuja gjatë hyrjes në stadium, pasi filtrimi i shikuesve do të bëhet në një distancë larg stadiumit. Biletat i kemi bërë me dy kode dhe ato do të skanohen gjatë hyrjes në stadium, prandaj nuk do të ketë mundësi që të bëhen falsifikime”, ka thënë Demiri.

Ai ka bërë të ditur se interesimi për këtë ndeshje është shumë i madh, por i ka lutur qytetarët që ta blejnë biletën sa më herët dhe të mos krijojnë rrëmuja para ndeshjes, pasi nuk do të lejohet askush që të hyjë pa biletë, duke përfshirë këtu edhe fëmijët.

Demiri po ashtu ka paralajmëruar të gjithë tifozët se nuk do të lejohet hyrja e mjeteve piroteknike dhe as e mjeteve tjera të forta, duke filluar nga çakmakët, derisa flamujt duhet të jenë pa shtiza. Organizatorët po ashtu kanë bërë të ditur se dyert e stadiumit do të hapen në orën 12:00. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori