LAJMI I FUNDIT:

“Bild”: Merkel-Cipras, ulërima në telefon

“Bild”: Merkel-Cipras, ulërima në telefon

Nata mes të hënës dhe të martës ka qenë e ndezur në linjën telefonike Athinë-Berlin.

Sipas gazetës popullore Bild, ka ndodhur një sherr i ndezur telefonik mes kancelares Merkel dhe kryeministrit grek Cipras, ku ka patur edhe “ulërima”.

Sipas gazetës gjermane, Merkel ka qenë veçanërisht e tërhequr përballë kërkesave greke, duke ju përmbajtur tezës se duhet një borxh i përkohshëm, derisa të përcaktohen trajtat precize të planit të shpëtimit.


Një zëdhënës i qeverisë greke hodhi poshtë pretendimet e Bild, duke thënë se biseda ka qenë normale.

Ndërkaq, Cipras u kritikua hapur nga ish-ministri i tij i financave Varufakis, i cili ka rrëzuar projektin e planit të shpëtimit.

Sipas tij, paketa e tretë e ndihmave për Greqinë, për të cilën është gjetur marrëveshja, nuk do të funksionojë.

Varufakis i tha BBC se të gjithë ata që e dinë gjendjen e financave greke, e kanë të qartë se ky plan nuk do të funksionojë. /javanews/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

Ekonomi
Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Ekonomi
Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ekonomi
Kalo në kategori