LAJMI I FUNDIT:

Bija hallakatë shtëpinë, nëna thërret policinë

Bija hallakatë shtëpinë, nëna thërret policinë

Një grua e cila raportoi një plaçkitje në shtëpinë e saj u desh t’i kërkoj falje policisë kur e bija e saj pranoi që e kishte hallakatur shtëpinë duke tentuar të gjej rrobat e saj të larjes.

Ajo e thirri policinë duke menduar se shtëpia e saj në Rheydt, afër Moenchengladbachut në Gjermani, ishte plaçkitur nga hajnat.

Sylvia Riegler, 16-vjeçare, u shfaq atëherë kur policia po tentonte të zbulonte se si hajnat kishin hyrë në shtëpinë e mbyllur dhe i tha nënës së saj që nuk kishte kohë të pastrojë pasi që kishte gjetur rrobat e saj të larjes.

Një zëdhënës policie ka thënë se: "Dukej si një plaçkitje klasike kur ne arritëm, stolitë ishin thyer, sirtarët ishin zbrazur dhe orenditë ishin rrotulluar mbrapsht. Ishte kaos i vërtetë, por nuk kishte asnjë shenjë të hyrjes me dhunë".


Tinejxherja e turpëruar ka thënë: "Nëna ime gjithmonë më bërtet për lëmshin që unë e bëj dhe më duhet të pranoj se jam pak e shkujdesur. Por me të vërtetë nuk e besoj se kam bërë aq shumë hallakamë".