LAJMI I FUNDIT:

Bie numri i të infektuarve me coronavirus në Maqedoni

Bie numri i të infektuarve me coronavirus në Maqedoni

Për herë të parë pas fundit të muajit maj, Ministria e Shëndetësisë për katër ditë me radhë njofton se përqindja e personave të cilët rezultojnë pozitiv me COVID-19, nga numri i përgjithshëm i testimeve, është më i vogël se 10%.

Gjatë ditës së djeshme numri i të infektuarve me coronavirus ishte treshifror. Gjithsej 137 persona filluan betejën me coronavirusit. Numri s’është aspak i vogël, por për standardet e Maqedonisë nuk përjetohet si e madhe, për shkak se në korrik kishim me nga 200 raste për 24 orë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ajo që opinioni po e ndjek me vëmendje të madhe është edhe numri i testimeve. Ky numër është i rëndësishëm për shkak se sa më shumë testime aq më shumë raste të vërtetuara.


Numri i testimeve është pjesë e formulës së përllogaritjes të një nga indikatorët nëse sëmundja po shuhet apo po shpërndahet.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë nga 1 prilli deri sot, rezultati tregon se në katër ditët e fundit, përqindja e të infektuarve të rinj është nën 10%, që nuk ka ndodhur nga fundi i muajit maj.

Pesë muaj COVID-19 në Maqedoni: Virusi vërtetohet te 9.934 persona, prej tyre 460 humbën jetën
Lexo po ashtu Pesë muaj COVID-19 në Maqedoni: Virusi vërtetohet te 9.934 persona, prej tyre 460 humbën jetën

Nëse të dhënat grupohen me javë, përsëri vjen një konkludim i fortë. Gjatë gjashtë ditëve të kaluara (pa rastet e sotme), përqindja e testimeve pozitive është 9.6%, përkatësisht në nga 1.000 testime mesatarisht ka pasur 96 të infektuar. Gjatë shtatë javëve të tjera, përkatësisht nga fillimi i qershori kjo përqindja ka qenë mbi 10%, madje përqindja shkon deri në 15%. Për krahasim, në javën e dytë të muajit qershor për 1.000 teste, mesatarisht kanë rezultuar pozitiv 154 pacientë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori