LAJMI I FUNDIT:

Biden tregoi se çka e shtyu të kandidojë për president në vitin 2020

Biden tregoi se çka e shtyu të kandidojë për president në vitin 2020

Joe Biden beson se antisemitizmi në SHBA ka arritur “nivele rekord” dhe paraqet një sfidë të madhe për atë vend.

“Antisemitizmi është rritur në nivele rekord. Në vitet e fundit, atij i është dhënë shumë oksigjen”, tha presidenti amerikan në një bisedë me rabinët me rastin e festës hebreje, e cila shënon ditët e Gjykimit Hyjnor, mes festat e Rosh Hashanah dhe Yom Kippur, sipas reuters.

Ai komentoi edhe deklaratat e ish-presidentit, Donald Trump, i cili kishte folur rreth kësaj çështje.


Biden tha se tubimi i nacionalistëve të bardhë në vitin 2017, “Bashkimi i djathtës” në Charlottesville, Virginia, e bëri atë të vendosë të kandidojë për president në vitin 2020.

Qindra nacionalistë të bardhë udhëtuan në Charlottesville në muajin gusht të vitit 2017, disa duke demonstruar në kampusin e Universitetit të Virginias duke mbajtur pishtarë dhe brohoritur “Hebrenjtë nuk do të na zëvendësojnë!”

Trump, i cili ishte president në atë kohë, u kritikua pasi fillimisht tha se kishte “njerëz të mirë në të dyja anët” pasi tubimi u shndërrua në dhunë.

“Ajo ishte kur vendosa se duhej të qëndroja në vend që të tërhiqesha. Heshtja është bashkëpunim”, tha Biden. Trump ka mohuar të gjitha akuzat për antisemitizëm.

Klima sociale dhe politike në SHBA është bërë një terren pjellor për antisemitizmin vitet e fundit, sipas një raporti të botuar në muajin prill nga organizata ndërkombëtare Anti-Defamation League (ADL) dhe Universiteti i Tel Avivit.

Shprehjet e urrejtjes kundër hebrenjve janë bërë “të zakonshme dhe normale” dhe incidentet e dhunës, vandalizmit dhe ngacmimit të hebrenjve janë shtuar, thuhet në raport.

Më shumë se 3,600 incidente antisemite u raportuan në SHBA në vitin 2022, më shumë se në çdo vit që kur ADL filloi të trajtojë problemin në vitin 1979. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori