LAJMI I FUNDIT:

Biden do të kërkojë mbi 770 miliardë dollarë buxhet për mbrojtjen

Biden do të kërkojë mbi 770 miliardë dollarë buxhet për mbrojtjen

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do t’i kërkojë Kongresit amerikan një buxhet të mbrojtjes me më shumë se 770 miliardë dollarësh, duke qenë se Pentagoni dëshiron të modernizojë ushtrinë.

Buxheti i ri mund të tejkalojë atë të kërkuar nga ish-presidenti, Donald Trump. Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit kanë rënë dakord që buxheti i mbrojtjes për vitin e ardhshëm fiskal, i cili fillon më 1 tetor, duhet të jetë më shumë se 770 miliardë dollarë.

Por shuma e saktë është ende duke u diskutuar përpara se një kërkesë zyrtare t’i dërgohet Kongresit.


Buxheti i planifikuar i mbrojtjes përfshin pagat për punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes, fondet për tanket dhe aeroplanët F-35 të prodhuara nga Lockheed Martin, fonde për programet e armëve bërthamore dhe financime për aktivitetet e agjencive të tjera që lidhen me departamentin e mbrojtjes kombëtare.

Ndër prioritetet e buxhetit të ri janë ndërtimi i anijeve, zhvillimi i një programi hapësinor dhe modernizimi i nëndetëseve me raketa balistike, bombardues dhe raketa tokësore, tha një burim.

Një burim tjetër thotë se modernizimi i programit bërthamor është i pashmangshëm për shkak të planeve të Pentagonit për të vazhduar investimet në kërkimin dhe zhvillimin e armëve bërthamore, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të jenë gati për konflikte të mundshme të ardhshme me Kinën dhe Rusinë.

Pentagoni gjithashtu planifikon të ulë kostot duke tërhequr armët e vjetruara si anijet Littoral Combat dhe aeroplanët e vjetër si A-10, të cilët nuk janë më të nevojshëm pas tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani vitin e kaluar.

Buxheti i mbrojtjes i përpiluar prej administratës së Trumpit kapte shifrat e 752.9 miliardë dollarëve. Kongresi më pas e rriti atë numër me 25 miliardë dollarë, për të arritur përfundimisht në 778 miliardë dollarë për vitin fiskal 2022. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Kalo në kategori