Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili tashmë është njeriu më i moshuar që mban këtë post, tha se gruaja e tij, Jill Biden, e mbështet atë për edhe një mandat të ri në krye të SHBA-ve.
I pari i shtetit amerikan tërthorazi ka pohuar se në vitin 2024 do të kërkojë votën e qytetarëve për mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë.
“Gruaja ime mendon se ne po bëjmë diçka shumë të rëndësishme dhe unë nuk duhet të largohem prej saj”, tha presidenti amerikan Joe Biden, raporton washingtonpost.
“Unë nuk e kam marrë atë vendim zyrtar, por është qëllimi im, synimi im të kandidoj sërish dhe ne kemi kohë për ta marrë atë vendim”, shtoi ai.
Më parë, Jill Biden tha në një intervistë për NBC se ajo do të mbështeste një rikandidim të bashkëshortit në vitin 2024.
“Ai e kupton qeverinë më mirë se kushdo tjetër”, kishte thënë Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden.
Joe Biden ka thënë gjithashtu se është në pritje të rezultatit të zgjedhjeve afatmesme për të parë nëse do të kandidojë sërish për këtë post. Ai gjithashtu tha se beson se mund ta mposhtte lehtësisht ish-presidentin, Donald Trump.
Zgjedhjet afatmesme të nëntorit mund të rezultojnë të rëndësishme për partinë demokrate, pasi ajo lufton për të mbajtur kontrollin e Kongresit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Scholz pranon humbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë