Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka thënë se do të zhvendosë trupat amerikane në vendet e Evropës Lindore dhe të NATO-s “në të ardhmen e afërt”.
Rusia ka dërguar mbi 100 mijë trupa ushtarake në kufi me Ukrainën, e cila ka bërë që të shqetësohen aleatët perëndimor të Shteteve të Bashkuara.
“Unë do të dërgoj ushtrinë amerikane në Evropën Lindore në vendet e NATO-s në një të ardhme të afërt. Nuk do të jetë një sasi shumë e madhe trupash”, pohoi shkurt presidenti me të arritur në shtetin e Pensilvanisë.
Theksojmë se Pentagoni vendosi rreth 8500 ushtarë në gatishmëri për një dislokim të mundshëm në Evropë për shkak të akumulimit të ushtrisë ruse në kufirin me Ukrainën, raporton bloomberg.
Sa i përket sanksioneve që Amerika po përgatit në rast të një sulmi ndaj Ukrainës, sipas zyrtarit të Shtëpisë së Bardhë, Peter Herel, ato do të fokusohen në disa sektorë industrialë dhe teknologjikë rusë për të dobësuar potencialin industrial të Rusisë.
“Qëllimi është dobësimi i potencialit industrial të Rusisë dhe ato nuk do të drejtohen kundër qytetarëve të zakonshëm rusë”, vuri në dukje ai.
Reuters, duke cituar burime të tjera zyrtare nga Shtëpia e Bardhë, thekson se këto masa kufizuese mund të mbulojnë fusha të tilla si aviacioni, çështjet detare, zhvillimi i inteligjencës artificiale dhe robotikës, mekanika kuantike dhe industria e mbrojtjes.
Një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS) mbi situatën rreth Ukrainës do të jetë një mundësi për Rusinë që të shpjegojë se çfarë dëshiron, tha një zyrtar i paidentifikuar i administratës amerikane.
Seanca është caktuar për të hënën me iniciativën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila paraprakisht ishte vlerësuar nga përfaqësuesi i misionit rus në OKB, Dmitri Poljanski, si një veprim marketingu i turpshëm për reputacionin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës