LAJMI I FUNDIT:

Biden takohet në Romë me homologun e tij, Emmanuel Macron

Biden takohet në Romë me homologun e tij, Emmanuel Macron

Presidenti amerikan, Joe Biden u takua të premten në Romë me presidentin francez, Emmanuel Macron, takimi i tyre i parë ballë për ballë pas një përplasjeje diplomatike muajin e kaluar, mbi një marrëveshje për SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar për t’ia siguruar Australisë nëndetëset me energji bërthamore.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, derisa Biden po qëndronte ulur afër tij, Macron iu drejtua gazetarëve në gjuhën frënge.

Macron diskutoi koordinimin në luftën kundër terrorizmit me partnerët evropianë dhe ndërkombëtarë.


“Gjatë javëve të fundit, presidenti Biden mori disa vendime themelore nga të cilat përfitonin ushtritë tona, dhe këto janë shumë, ky është mishërimi i mbështetjes… Më pas ne pranuam disa marrëveshje dypalëshe për eksportet e armatimit, sektorin bërthamor, industrinë hapësinore dhe sigurisht teknologjinë më të avancuar”, tha Macron.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për çështjet kryesore ndërkombëtare, ndryshimet klimatike, sektorin dixhital, shëndetësia – të cilat do të jenë në agjendën e G20 dhe ne gjithashtu do të përmirësojmë diskutimet tona mbi kontrollin e armëve, e cila mbetet një çështje kyçe”, tha ai.

“Me pak fjalë, kjo ishte ajo që ishte në qendër të punës sonë gjatë javëve të fundit, por ne do të diskutojmë sot për këto vendime shumë konkrete që po merren për të mbështetur disa iniciativa, disa nisma të përbashkëta, veprime të përbashkëta për të gjithë këto çështje, dhe për mua, ky është shumë fillimi i procesit të besimit, të cilin ne po e ndërtojmë së bashku”, tha Macron. /Telegrafi/