LAJMI I FUNDIT:

Biden: Dezinformimi në rrjetet sociale, “po vret njerëzit”

Biden: Dezinformimi në rrjetet sociale, “po vret njerëzit”

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë të premten se rrjetet sociale si Facebook, janë duke “vrarë njerëzit”.

Ai i ka bërë këto komente pasi Shtëpia e Bardhë, ka vazhduar të kritikojë këtë kompani, që po lejon postimin e dezinformatave rreth vaksinave për coronavirus.

“Janë duke vrarë njerëzit. Shikoni, pandemia e vetme që kemi është në mesin e të pavaksinuarve”, u ka thënë Biden gazetarëve kur është pyetur rreth dezinformimit dhe cila është përgjigjja e tij ndaj rrjeteve sociale, siç është Facebook.


Zëdhënësja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka kritikuar po ashtu të premten këtë kompani.

“Qartazi ka hapa që janë marrë. Ato janë kompani të sektorit privat. Ka hapa shtesë që duhet të marrin. Është e qartë se ka ende për t’u bërë”, ka thënë ajo nga Shtëpia e Bardhë.

Facebook, nuk ka komentuar ende këto deklarata.

Sipas zyrtarëve amerikanë, rritja e re e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve me coronavirus në Shtetet e Bashkuara, është duke prekur personat e pavaksinuar.

“Ekziston mesazh i qartë, është duke u bërë një pandemi e të pavaksinuarve”, ka thënë drejtorja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Qalensky, para gazetarëve.

Shumë persona janë duke refuzuar vaksinimin, pavarësisht procedurave të lehta në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se nuk iu besojnë vaksinave.

Skepticizmi është duke u rritur edhe nga postimet e rreme kundër vaksinës nëpër rrjetet sociale. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Evropa
Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Serbia
Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Azia
Trump po përgatitet të nënshkruajë urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

Trump po përgatitet të nënshkruajë urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

Amerika
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet - i kundërpërgjigjet grupi militant

Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet - i kundërpërgjigjet grupi militant

Botë
Kalo në kategori