LAJMI I FUNDIT:

Biden bëri histori duke zgjedhur një admirale që të udhëheq marinën amerikane

Biden bëri histori duke zgjedhur një admirale që të udhëheq marinën amerikane

Presidenti amerikan, Joe Biden ka zgjedhur një admirale grua për të udhëhequr marinën amerikane – hera e parë që një grua emërohet për të drejtuar një degë të shërbimit ushtarak të Pentagonit.

Lisa Franchetti ka qenë në krye të Flotës së 6-të të SHBA-së dhe forcave detare të SHBA-së në Korenë e Jugut, dhe gjithashtu ka shërbyer si komandante e aeroplanmbajtësve.

Por, senati amerikan duhet të miratojë emërimin e liderit amerikan, raporton bbc. Një ligjvënës aktualisht po bllokon Senatin pasi po proteston ndaj politikës së abortit ushtarak.


Nëse konfirmohet si Shefe e Operacioneve Detare, ajo do të jetë gruaja e parë që do të bëhet anëtare e grupit elitar të oficerëve të lartë ushtarakë që përbëjnë Shefat e Shtabit të Përbashkët.

Si veterane 38-vjeçare, ajo ishte vetëm gruaja e dytë që arriti gradën e admiralit me katër yje, transmeton Telegrafi.

Sipas raportimeve në mediat amerikane, Adm Franchetti nuk ishte zgjedhja e parë e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së Lloyd Austin, i cili në vend të kësaj rekomandoi të diplomuarin nga TOPGUN, Samuel Paparo si shefin e ardhshëm të Marinës.

Biden promovoi gjithashtu admin Paparo, duke e emëruar atë për t’u bërë komandant i forcave ushtarake amerikane në Paqësor.

Roja Bregdetare e SHBA-së aktualisht drejtohet nga një grua – Admiralja Linda Fagan – por ajo degë ushtarake është nën Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe jo nën Departamentin e Mbrojtjes.

Adm Franchetti do të marrë postin në vjeshtë, kur të përfundojë mandati katërvjeçar i shefit aktual. Por, ajo nuk do të jetë e plotfuqishme, pasi nuk ka gjasa që të votohet shumë shpejt nga senati amerikan.

Senatori republikan i Alabamës, Tommy Tuberville, aktualisht po bllokon senatin nga konfirmimi i më shumë se 270 nismave ushtarake shkaku politikës së Pentagonit që të paguajë shpenzimet e udhëtimit për ushtarakët që duan të abortojnë jashtë shtetit amerikan.

Në deklaratën e tij, Biden kritikoi senatorin, duke thënë se “ajo që po bën senatori Tuberville nuk është vetëm e gabuar, por është e rrezikshme”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë rikthimi i Donald Trumpit - Dikur e quante 'plehër' Bitcoin, tani do të flas në konventën më të madhe të kriptovalutave

Çfarë rikthimi i Donald Trumpit - Dikur e quante 'plehër' Bitcoin, tani do të flas në konventën më të madhe të kriptovalutave

Amerika
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Amerika
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Trump habit me thirrjen drejtuar mbështetësve të tij:

Trump habit me thirrjen drejtuar mbështetësve të tij: "Dilni dhe votoni, pasi nuk do t'iu duhet ta bëni më"

Amerika
Kalo në kategori