LAJMI I FUNDIT:

Beyonce duket magjepsëse me fustan metalik dhe flokë të bardha në premierën e filmit “Renaissance”

Beyonce duket magjepsëse me fustan metalik dhe flokë të bardha në premierën e filmit “Renaissance”

Beyonce ishte tërë shkëlqim në premierën e filmit të saj të turneut, “Renaissance: A Film by Beyonce”.

Këngëtarja e “Halo”, 42 vjeç, doli në Teatrin Samuel Goldwyn të Los Angelesit të shtunën mbrëma me një fustan metalik verbues nga “Versace”.

Beyonce dukej statujë me fustanin pa rripa, të cilin ajo e kombinoi me doreza opere dhe këpucë argjendi.


Foto: Parkwood

Ajo shtoi një palë vathë argjendi dhe e plotësoi ‘look’-un me grim të përshtatshëm.

Beyonce madje ndryshoi flokët duke i bërë të gjata bionde platini, të cilat i la t’i binin sipër në shpinë.

Fituesja e “Grammy”-t i mbajti shumë sekrete detajet e premierës, duke u treguar vetëm të ftuarve të saj kohën e mbërritjes dhe të visheshin në përputhje me kodin, raportoi Variety.

Foto: Parkwood

“Qëllimi i këtij turneu ishte krijimi i një vendi ku të gjithë janë të lirë dhe askush nuk gjykohet”, tha Beyonce në trailerin e filmit, i cili u publikua muajin e kaluar.

“Filloni nga e para, filloni nga e para, krijoni të renë. Për këtë bëhet fjalë në Renaissance”, shton ajo.

Beyonce shkëlqen në tapetin e kuq të premierës së filmit "Eras Tour" përkrah Taylor Swiftit
Lexo po ashtu Beyonce shkëlqen në tapetin e kuq të premierës së filmit "Eras Tour" përkrah Taylor Swiftit

Filmi, i cili vjen në kinema më 1 dhjetor, do të përshkruajë turneun më të fundit të ikonës pop. Turneu i saj ndërkombëtar filloi në Evropë në maj dhe përfundoi në Kansas City në tetor.

Foto: Getty Images

Lizzo, Kelly Rowland, Lori Harvey, Halle Bailey, Ava DuVernay, Tyler Perry dhe Gabrielle Union ishin ndër të famshëm të pranishëm në premierën e filmit, megjithëse Taylor Swift mungonte dukshëm.

Këngëtarja e “Cruel Summer”, e cila gjithashtu publikoi një film koncert këtë vjeshtë, ishte në skenë në Brazil duke vazhduar pjesën ndërkombëtare të turneut të saj “Eras”.

Vetëm një muaj më parë, Beyonce bëri një paraqitje surprizë në tapetin e kuq në premierën e filmit “Eras Tour” të Swift. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori