LAJMI I FUNDIT:

Beyonce i bashkohet TikTok-ut, Sony Music konfirmon “mbretëreshën e re” të platformës

Beyonce i bashkohet TikTok-ut, Sony Music konfirmon “mbretëreshën e re” të platformës

Ylli i muzikës, Beyonce i është bashkuar zyrtarisht TikTok-ut.

Një llogari e verifikuar e Beyonce u shfaq të enjten (16 dhjetor) në platformën e mediave sociale, duke bërë që fansat e yllit të pop-it, 40-vjeçar të nxitojnë ta ndjekin.

Sony Music U konfirmoi lajmin herët në mëngjesin e së premtes në Twitter, duke shkruar “mbretëresha e re e TikTok ka mbërritur “, së bashku me një pamje të llogarisë së sapo krijuar.


Foto: Getty Images

Që nga mëngjesi i së premtes, mbi 200 mijë përdorues e kanë ndjekur llogarinë. Asnjë postim nuk është shpërndarë deri tani dhe teksa më vonë është vendosur një fotografi profili e artistes.

Beyonce është shumë e njohur në faqet e tjera të mediave sociale, me 224 milionë ndjekës në Instagram, 56 milionë në Facebook dhe 15.5 milionë në Twitter, shkruan People.

Fituesja e 28-të çmimeve “Grammy” është një nga shumë personazhe të famshëm që i është bashkuar kohët e fundit TikTok-ut, teksa platforma e medieve sociale vazhdon të fitojë popullaritet.

Ish- prezantuesi i “Blues Clues”, Steve Burns, i cili është gjithashtu i ri në aplikacion, kohët e fundit u kërkoi përdoruesve të ndihmonin të shpjegonin qëllimin e platformës.

Foto: TikTok

“Përshëndetje! Jam unë, Steve. Unë nuk di të përdor fare TikTok. Nuk e di as se çfarë është. Nëse mund të më tregoni në komente, faleminderit”, tha aktori 48-vjeçar në një klip muajin e kaluar.

Kim Kardashian dhe vajza e saj North West,  janë gjithashtu të reja në TikTok, duke bërë debutimin e tyre zyrtar më 25 nëntor nën emrin “KimAndNorth”. Deri më tani, nëna dhe vajza kanë tërhequr 3.6 milionë ndjekës.

Foto: Getty Images

Kourtney Kardashian është gjithashtu në TikTok me vajzën e saj Penelope Disick, llogari e cila ka 2.6 milionë ndjekës.

Shumë të famshëm të tjerë kanë krijuar një prani të fortë në TikTok, duke përfshirë aktoren Selena Gomez, aktorin Will Smith , këngëtarët Nick dhe Joe Jonas, yllin e “Hirushes”, Camila Cabello dhe kuzhinierin e famshëm Gordon Ramsay. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Kalo në kategori