LAJMI I FUNDIT:

Betonon USB memorie nëpër muret e New Yorkut

Betonon USB memorie nëpër muret e New Yorkut

Artisti dhe arkitekti Aram Bartholl (37 vjeç) është nismëtar i projektit “Dead Drops” me të cilin dëshiron të dëshmojë se sa vend zë teknologjia moderne në jetën tonë të përditshme. Për këtë projekt ai betonoi USB memorie në pesë lokacione të ndryshme të New Yorkut.

Secila memorie përmban dosjen e cila sqaron se për çfarë bëhet fjalë dhe i mundëson secilit kalimtar të rastit që të lexojë ose kopjojë nga USB-ja çfarë të dëshirojë.

“Të gjithë ne jemi të lidhur në rrjetet shoqërore, shtetet, qeveritë dhe kompanitë e mëdha parapëlqejnë gjetjen e të dhënave në internet. Kam dashur të nisë një tregim dhe të dëshmoj se mund të jemi të lidhur edhe kur nuk jemi në rrjet”, thotë Aram.


Shumë kritikë thonë se njerëzit do t’i keqpërdorin këto memorie dhe në to do të lënë viruse të ndryshëm të kompjuterit. Megjithatë, Aram thotë se kur ka vizituar herën e fundit memoriet e vendosura në New York, ka gjetur muzikë, filma bile edhe fotografi artistike.

Ai planifikon që aparate të tilla të vendosë edhe nëpër qytetet e mëdha në mbarë botën, shkruan “Daily Mail”. /Telegrafi/