LAJMI I FUNDIT:

Besnikë janë politikanet dhe bujqit, thotë hulumtimi

Besnikë janë politikanet dhe bujqit, thotë hulumtimi

Meshkujt duhet të martohen me politikane, sepse një për qind e femrave në politikë tradhton – thotë hulumtimi i sajtit Ashley Madison, i bërë midis rreth 1.000 të intervistuarve, i cili është rrëfyes për njerëzit të cilët duan aferë

Nëse dëshironi të jeni të sigurt që bashkëshorti juaj nuk do t’ju tradhtojë, martohuni me punëtor social.

Meshkujt duhet të martohen me politikane, sepse vetëm një për qind e femrave në politikë tradhtojnë. Kështu së paku thotë hulumtimi i bërë midis më shumë se një mijë të intervistuarve të sajtit Ashley Madison.


Zgjedhje e mirë për bashkëshort besnik janë edhe bujqit, të cilët, sipas këtij hulumtimi, ishin tre për qind në listën e tradhtarëve. Befasuese apo jo, pak tradhtojnë edhe femrat të cilat merren me art dhe argëtim – vetëm katër për qind.

Më të rrezikshëm janë meshkujt të cilët punojnë në tregti, madje 29 për qind e tradhtarëve janë në këtë kategori, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit e kanë shpjeguar këtë me punën në ndërresa e cila e lehtëson fillimin e tradhtisë. Midis femrave, më të rrezikshme janë mjeket dhe infermieret të cilat përbënin 23 për qind të të gjitha damave të cilat tradhtojnë.

Ata e shpjegojnë këtë me kombinimin e orëve të gjata të kaluara në punë bashkë me stresin për shkak të të cilit këto femra kërkojnë shpëtim në aferë.

Damat do të duhej të shmangnin ekspertët e IT-së, ndërmarrësit, kamerierët, barmenët, ekonomistët.

Meshkujt të cilët kërkojnë femër besnike ndoshta duhet të anashkalojnë mësueset të cilat janë, të dytat në listën e tradhtareve më të mëdha. Pasojnë ndërmarrëset, punëtoret sociale, femrat e punësuara në tregti dhe industrinë hoteliere. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

A e dini se...
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

A e dini se...
Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

A e dini se...
Shpëtoni trikot të cilat janë zvogëluar gjatë larjes: Mos u dëshpëroni, ekziston zgjidhja!

Shpëtoni trikot të cilat janë zvogëluar gjatë larjes: Mos u dëshpëroni, ekziston zgjidhja!

Bëje vet
11 sjellje që duken të pasjellshme, por i përkasin një personi të ndrojtur

11 sjellje që duken të pasjellshme, por i përkasin një personi të ndrojtur

Lifestyle
Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori