LAJMI I FUNDIT:

Besnik Tahiri – shef i Grupit Parlamentar të AAK-së

Besnik Tahiri – shef i Grupit Parlamentar të AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që Besnik Tahiri të jetë shef i Grupit Parlamentar i AAK-së në Kuvend.

Telegrafi ka mësuar nga burimet e saj brenda AAK-së, që tashmë është vendosur që Tahiri të jetë shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, në legjislaturën e tetë. Ndryshe, Tahiri kishte përfaqësuar AAK-në në takimin e parë të Kryesisë së Kuvendit, pas zgjedhjes së kryetarit të ri, Glauk Konjufca.


AAK në këtë legjislaturë do të ketë tetë deputetë: Ramush Haradinaj, Shemsedin Dreshaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Time Kadrijaj, Pal Lekaj, Albena Reshitaj dhe Albana Bytyqi.

Në zgjedhjet e 14 shkurti, AAK është radhitur partia e katërt.

Ndërkaq, konstituimi i Kuvendit të Kosovës është bërë ditën e hënë, më 22 mars. Po të njëjtën ditë, Kuvendi ka votuar edhe për formimin e Qeverisë Kurti, ku për formimin e saj votuan 69 deputetë dhe kundër ishin 30. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori