Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës Besnik Tahiri, ka folur pas situatës së rënduar shëndetësore dhe ekonomike në Kosovë, pasojë e pandemisë globale COVID-19.
Tahiri thotë se fokusi i Qeverisë së Republikës së Kosovës është menaxhimi i pandemisë COVID-19 me sa më pak dëme dhe të prekur që është e mundshme, e ku rol jetik luan edhe vet sjellja e qytetarëve si dhe rimëkëmbja ekonomike.
Këto dy prioritet sipas Tahirit shkojnë paralel në orientimet qeveritare, ndërsa tha se në këto kohë qeveritë e mençura dhe qytetarët e ndërgjegjshëm ja kalojnë fjalën ekspertëve.
“Nuk ka vend e kohë për politik bërje. Ne duhet të dalim nga kjo gjendje e krijuar me COVID-19. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe krejt ne jemi orientuar në dy prioritete. Menaxhimi i situatës pandemike me sa më pak dëme shëndetësore dhe miratimi i buxhetit e ku fokusi është rimëkëmbja ekonomike. Unë jam i bindur dhe po punojë në atë drejtim që qeverisja korporative të kthehet në funksion të zhvillimit. në këto kohë qeveritë e mençura dhe qytetarët e ndërgjegjshëm ja kalojnë fjalë ekspertëve. Nuk ka vend e kohë për politik bërje. Ne duhet të dalim nga kjo gjendje e krijuar me COVID-19”, tha Tahiri për “RADIO 1”.
Numri dy i qeverisë së vendit Besnik Tahiri i cili ditë më parë i solli Kosovës një mbështetje prej gjysmë milion maskash dhe mjete tjera anti-Covid nga Jordania ka folur edhe për gjendjen shëndetësore të kolegëve të tij kryeministrit Hoti dhe zëvendëskryeministrit Selmanaj, pasi kanë rezultuar me COVID-19.
“Me të dy jam në kontakt permanent. Janë mirë me shëndet dhe bashkërisht po shtyjmë agjendat. Që të dy janë në vetizolim duke respektuar rekomandimet mjekësore. z.Hoti dhe z.Selmanaj janë bashkëpunues dhe funksionojmë edhe nga vetizolimi derisa unë jam në terren dhe shëndeti im deri këtu mbetet i paprekur. Ju urojë shërim të shpejtë kolegëve dhe të gjithë qytetarëve të prekur nga COVID-19”, tha Tahiri.
Me këtë rast Tahiri ka lutur qytetarët që të respektojnë edhe thirrjet e autoriteteve komunale respektive në raport me zhvillimet e COVID-19.
“Autoritetet komunale janë dora e parë e takimit qytetarë-shtet. Ata i dinë mirë specifikat e situatës konkrete në zonat e veta. Andaj lus qytetarët ti respektojnë seriozisht thirrjet e tyre dhe tua lehtësojnë veprimin që drejtpërdrejt lidhet me shëndetin e tyre, shëndetin tonë”, shprehet ai.
Tahiri u pyet edhe për shkarkimet e sotme të katër bordeve të përkohshme të emëruara nga Qeveria Kurti të ndërmarrjeve publike në Kosovë dhe emërimet e të njëjtave me persona tjerë nga ana e kryeministrit Hoti, për çfarë ky i fundit u kritikua se janë emëruar militantë të LDK-së.
“Janë votuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Nuk janë vendime të kryeministrit Hoti siç u komentua sot nga qarqe të ndryshme. Personalisht nuk mendoj se këto shkarkime e emërime kanë të bëjnë me hatër mbetje në raportin Hoti-Kurti siç po e thoni. Nuk janë veprime këto në natyrën e kryeministrit Hoti dhe po ashtu as unë dhe Aleanca nuk do lejonim që të ndodhte agjendë politike me borde. Ideja është që të kemi koncept zhvillimor. Në këtë kuadër konceptin zhvillimor e profesinal përfaqëson aty edhe ministri Kuçi. Qeveria është duke funksionuar, jemi në komunikim online për të gjitha çështjet qeverisëse për vendin”, tha Tahiri. /Njëshi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania