LAJMI I FUNDIT:

Besnik Hasi do zëvendësojë Albert Bunjakin

Besnik Hasi do zëvendësojë Albert Bunjakin

Besnik Hasi mund të marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës.

Nuk është thjesht një hipotezë, pasi zërat në Federatën e Futbollit të Kosovës sapo vijnë dhe shtohen. Largimi i trajnerit gjakovar nga Legia e Varshavës u ka hapur rrugën bisedimeve mes presidentit Fadil Vokrri dhe Besnik Hasit.

Ky i fundit drejtoi me shumë sukses Anderlechtin në Belgjikë, ku dhe u shpall kampion. Më pas pranoi ofertën e polakëve të Legias, por pasi e kualifikoi këtë të fundit në grupet e Ligës së Kampioneve pas dy dekadash, u shkarkua nga klubi për shkak të humbjes së thellë kundër Borussia Dortmundit.


Sipas mediave kosovare, pas ndeshjeve të fundit të Kosovës në eliminatoret e Botërorit 2018, gjithçka i është faturuar drejtimit teknik të skuadrës. Trajneri aktual, Albert Bunjaki, rrezikon shkarkimin. Megjithatë, deri më tani nuk mund të flitet me siguri, pasi Bunjaki ka nisur një punë dhe, pas tri ndeshjesh ka arritur të grumbullojë vetëm një pikë. Bëhet fjalë për një edicion debutues të Kosovës dhe krerët e federatës nuk duan të nxitohen.

Gjithsesi, zërat në institucionin më të lartë të futbollit kosovar janë shtuar së fundmi për projektimin e Hasit si trajner. Aktualisht gjakovari është trajner i lirë dhe ndoshta mund të jetë momenti i duhur që Kosova të bëjë ndryshimin në pankinë.

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Kalo në kategori