LAJMI I FUNDIT:

Besa: Për BDI-në, teatri politik me OBRM-në është më i rëndësishëm

Në një deklaratë dërguar Telegrafit Maqedoni, Lëvizja Besa kritikon BDI-në duke e akuzuar se ”ashtu si të gjitha premtimet boshe të partisë shqiptare në pushtet, edhe projekti për ndërtimin e qendrës multi-funksionale të kulturës në Tetovë, e cila duhet ta përfshijë bibliotekën dhe teatrin, vazhdon të mbetet shumë larg realizimit.”

Në reagimine kësaj partie, mes tjerash thuhet se ”funksionarë të lartë të kësaj partie që nga viti 2013 në vazhdimësi i kanë gënjyer qytetarët e Tetovës se po angazhohen për ndërtimin e këtij objekti, mirëpo edhe ky premtim po shënohet në faqen e mashtrimeve dhe premtimeve boshe të tyre, duke e dëshmuar edhe një herë impotencën dhe mosinteresimin e tyre për këto projekte, të cilat kanë një rëndësi shumë të madhe për kulturën shqiptare në Maqedoni.

Kjo na bën edhe më të bindur se BDI-ja më të rëndësishëm e konsideron teatrin politik, që po e bë me OBRM-në, ku në emër të një nacionalizmi të rrejshëm mundohen të vetëshpallen si heronj, sesa ndërtimin e qendrës kulturore në Tetovë. Lëvizja BESA, ashtu siç edhe ka premtuar në fushatën parazgjedhore, zotohet se do të angazhohet maksimalisht për hapjen e teatrove shqiptare në të gjitha qytetet shqiptare, do të angazhohet për renovimin dhe restaurimin e teatrove aktuale, do të angazhohet për organizimin dhe promovimin e “Ditëve të Kulturës Shqiptare në Maqedoni”, për hapjen e bibliotekave nëpër të gjitha vendbanimet shqiptare dhe zotohet se kulturës shqiptare do i qaset me seriozitetin maksimal.”/Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori