LAJMI I FUNDIT:

Besa eliminon Batumin e Gjeorgjisë nga Kupa e EHF-së

Besa eliminon Batumin e Gjeorgjisë nga Kupa e EHF-së
Foto: Sporti në RTV Dukagjini/Facebook

Kampioni i Kosovës, Besa Famgas është kualifikuar në rrethin e dytë të Kupës së EHF-së.

Në rrethin e parë ekipin pejan e eliminoi Batumin e Gjeorgjisë ndaj të cilës skuadër arriti dy fitore të larta.

Të dielën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa fitoi me rezultat 37:22. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:12 për vendasit. Në fakt fitorja ka mundur të jetë edhe më e lartë, pasi pejanët ishin dominant gjatë tërë kohës. Por, epërsia e lartë e krijuar herët dhe dallimi në cilësi i skuadrave bëri të veten, ndërsa në fund fitorja ishte shumë e thellë.


Të shtunën në “Karagaç” Besa fitoi me rezultat 30:20 dhe kështu e siguroi kualifikimin thuajse pas ndeshjes së parë. Por. në të dytën kampioni kosovar u shfaq edhe më fuqishëm. Është ky një fillim i shkëlqyeshëm i paraqitjes së ekipeve kosovare në edicionin e ri të Kupave Evropiane në hendboll, që shpresohet se do të vazhdohet edhe nga skuadrat tjera.

Trajneri Arben Muqolli të dielën ua dha rastin të gjithë lojtarëve dhe të gjithë shfaqën vlera.

Gola shënuan plot 12 lojtarë, ndërsa më efikasi ishte Egzon Gjuka me pesë gola. Nga katër i realizuan Bajram Idrizi, Drenit Tahirukaj e Ardit Tafilaj.

Në xhiron e dytë Besa përballë do ta ketë skuadrën e madhe nga Norvegjia, Drammen, ndeshjet do të luhen në tetor.

Besa Famgas – Batumi 37:22 (19:12)

Besa Famgas: Mehmeti, B.  Idrizi 4, Broqi, Gjuka 5, Jupa 2, Y. Muqolli 2, Tetova 2, D. Idrizi 3, Dre. Tahirukaj 4, Dri. Tahirukaj 3, Ramosaj 3, Kukrika 2, Berisha, Tafilaj 4, J. Muqolli 3. /kosovahandball.info/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori