LAJMI I FUNDIT:

BERZH mbledh udhëheqësit e Ballkanit

BERZH mbledh udhëheqësit e Ballkanit

Kryeministrat e vendeve të Ballkanit perëndimor (Shqipërisë, Bosnjës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë), pritet të mblidhen së bashku në Londër javën e ardhshme me 22 shkurt, për të diskutuar rreth çështjes së investimeve dhe mundësive që ato ofrojnë për të bërë biznes në vendet e tyre.

Ky është takimi i dytë i këtij lloji që organizohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, pas atij të shkurtit të vitit 2014.

Do të jetë presidenti i BERZH-it Suma Chakrabarti dhe ministri i Jashtëm britanik Philip Hammond, që do të hapin konferencën, e cila do të vazhdojë më pas me panelin ku do të jenë të pranishëm kryeministrat e Ballkanit.


Në tre panele të tjerë, ku do të diskutohet për zhvillimin e rrjeteve të Transportit, për energjinë e rinovueshme dhe agjendën e privatizimeve në Ballkanin Perëndimor, do të marrin pjesë anëtarë të kabineteve qeveritare, sipërmarrës dhe investitorë.

Takimi i nivelit të lartë, ka si synim nxitjen e investimeve të huaja direkte në rajon dhe projektet e përbashkëta ndërkufitare.

Gjatë konferencës do të prezantohet nisja e një projekti të BERZH-it, një platformë e re rajonale për kuotimin e titujve të bursave të Bullgarisë, Kroacisë dhe Maqedonisë.

Sipas një njoftimi për shtyp të BERZH-it, edhe Bursa sllovene dhe serbe kanë shprehur interesin për t’ju bashkuar kësaj nisem, e cila synon integrimin rajonal të tregjeve të kapitalit.

BERZH-i është ndër investitorët kryesorë në rajonin e Ballkanit. Vetëm vitin e kaluar Banka ka investitor afër 1 miliard euro në projekte të ndryshme në sektorin e energjisë, infrastrukturës apo edhe atë financiar në mbështetje të bujqësisë në vendet ballkanike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori