Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kosovë.
Berisha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “ish ministri i Millosheviçit erdhi ne Kosove me idenë e tij te Serbomadhise!”.
Ai ka goditur në mënyrë indirekte presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për idenë e tij për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë.
Berisha ka vlerësuar se Vuçiq “nuk ka nevojë të kërkojë vetë ndryshimin e kufijve sepse këtë kërkesë, flamurin e ndryshimit te kufijve ish ministri i Millosheviçit ua ka besuar argatëve të tij, serbomëdhenjve shqipfolës në Prishtinë”.
Postimi i plotë i Berishës:
Vuçiç, ish ministri i Millosheviçit erdhi ne Kosove me idene e tij te Serbomadhise!
Te dashur miq, ëeek-endin qe kaloi, Presidenti i Serbise Vuçiç vizitoi Kosoven.
Ish ministri i Milloshevicit jo vetem nuk kerkoi ndjese per genocidin dhe krimet monstruoze kunder njerezimit te patronit te tij, Kasapit te Ballkanit, Sllobodan Millosheviç ne Kosove, Bosnje dhe Kroaci, por ai, ne nje akt cinik kriminal, duke fyer te gjalle dhe te vdekur ne Kosove por edhe ne Ballkan, u tha shqiptareve se Kasapi juaj Sllobodan Millosheviç ishte nje udheheqes i madh dhe i mire por deshtoi ne disa politika te tij.
Pra sipas Vuçiç, Millosheviçi ishte i miri dhe i madhi si udheheqes dhe jo nje monster qe ka kryer krimet me monstruoze ndaj shqiptareve. Natyrisht, ish ministri i Sllobodanit e di mire vrasjen e dhjetra mijra shqiptareve ne Kosove e mijra te tjereve te zhdukur me urdher te Millosheviçit, por per Vuçiç, njelloj si per atin e tij shpirteror, shfarrosja e shqiptareve, ne doktrinen e sebomadhise nuk perben krim por domosdoshmeri per krijimin e Serbise se madhe.
Prandaj Vuçiç nuk kerkoi ndjese per krimet e tij te shemtuara, genocidin kunder shqiptareve dhe te tjereve por shtoi se ky udheheqes i mire dhe i madh deshtoi ne politikat e Serbise se madhe.
Ne kete kontekst, perveç elozheve qe ish ministri i Millosheviçit i beri kasapit te Ballkanit, ai haptas garantoi serbet se Serbia do jete me e madhe.
Ne shpalosjen e idese se tij te serbomadhise, ai si te thuash kritikoi hymnin e Milloshveiçit per Serbine e madhe kush thote, kush genjen se Serbia eshte e vogel, por ai, per te shprehur idene e Serbomadhise si qellim kryesor i vizites se tij, ne çdo takim perdori si refren te kesaj vizites zotimin e tij solemn se Serbia do te jete me e madhe.
Ai nuk u zotua se do jete europiane apo te themi High Tech, apo me e pasur, por me e madhe.
Ne funksion te kesaj ideje, Vuçiç ne viziten e tij ne Kosove nuk ndoqi manastiret por vizitoi territoret me te cilat u tha serbeve dhe argateve te tyre se Serbia do behet me e madhe.
Po keshtu, Vuçiç tha se, per te bere Serbine me te madhe, une nuk bej lufte, pra nuk do bej gabimet e Millosheviçit sepse ai deshtoi me lufte, por une do te arrij pa lufte me argatet e mi ne Prishtine ta bej Serbine me te madhe!
Se fundi, Vuçiç, ne dallim nga Millosheviçi tha se nuk kerkon ndryshim te kufijve per te bere Serbine me te madhe.
Ne te vertet ai nuk ka nevoje te kerkoje vete ndryshimin e kufijve sepse kete kerkese, flamurin e ndryshimit te kufijve ish ministri i Millosheviçit ua ka besuar argateve te tij, serbomedhenjve shqipfoles ne Prishtine.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar