Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën se nëse do të vazhdojë të mbajë afër bandat dhe Shullazët, “98-a do t’i duket lule”.
Ai i është referuar në këtë mënyrë revoltës së opozitës së atëhershme në 14 shtator 1998, kur u sulmua Kryeministria.
Deklaratat e forta Berisha i bëri gjatë një interviste për Abc News.
Disa herë ai u kujdes që këtë paralajmërim Edi Rama duhet ta marrë edhe si personal, përcjellin mediat shqiptare.
Ndërkohë Berisha mbështeti idenë për armatosje të qytetarëve sipas modelit amerikan, duke thënë se kryeministri Rama s’ka përse të ketë frikë nga armët e popullit.
I kundërshtuar nga gazetarja Mimoza Koçiu nëse kjo armatosje mund të sillte një 97 të dytë për vendin, Berisha pranoi se atëherë ishte vetë shteti që armatosi popullsinë, për t’u mbrojtur nga armët e bandave që erdhën nga jashtë për të krijuar destabilitet, shkruan Lapsi.al.
Më poshtë pjesë nga intervista.
Ju e lexoni si pozitiv faktin se thuhet që në Shqipëri bëhet thirrje që qytetarët të marrin armët?
Thirrje për qytetarët, sepse qeveria nuk po i mbron qytetarët…
Jemi vend i NATO-s z.Berisha…
Vend I NATO-s? vendi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s që ka qenë edhe kryeministër, ka përqindjen më të lartë të armëve në Europë pas Zvicrës, Norvegjia, vend themelues i NATO-s…
Por nuk kanë një histori të 97-ës siç e kemi ne…
Jo. 97-a nuk është një histori që, çfarëdo që t’i japësh, është një histori malavite dhe bandash…
Dakord por ajo tregon se çfarë ndodh kur qytetarët marrin armët…
Absolutisht jo! Ka dy gjëra. Armët me të cilat u vranë shqiptarët u sollën nga deti. Shqiptarët nuk duhet të gabojnë. Armët të cilat mbrojtën shqiptarët ishin armë të depove. Armët e depove ishin armë që mbrojtën shqiptarët në Shqipëri, mbrojtën shqiptarët në Kosovë…
Por u desh një forcë ndërkombëtare paqeruajtëse që të stabilizohej situata apo jo?
Ajo ishte qëllim tjetër. Ajo kishte qëllim tërësisht të politikës së jashtme, kërcënime të jashtme. Ishte një gjë tjetër, se duhet t’i analizojmë gjërat. Pra armë të cilat u morën nga depot. Depot u hapën. E kuptoni vetë dmth….
Gjithçka u fshi me marrëveshjen e 9 marsit, që bëtë ju si president…
U hapën jo pa qëllim depot. Shqiptarët nuk mund t’i merrnin bandat. Shteti kishte një alternativë: o t’u binte me armë këtyre dhe mund të krijonte një konflikt civil, ose të armatoste qytetarët dhe nuk kishte më konflikt civil dhe një pjesë e madhe e këtyre armëve do t’u shkonin shqiptarëve në Kosovë për t’u mbrojtur nga serbët.
Po thoni që shteti zgjodhi alternativën e dytë?
Absolutisht po! Pa asnjë diskutim, pa asnjë diskutim!
Kjo është deklaratë e fortë z.Berisha…
Jo, e kam thënë unë këtë. Kjo në mënyrë të padiskutueshme. Po qe se ti nuk siguron dot qytetarët, ti do t’u japësh mundësi atyre të sigurojnë veten e tyre, se përndryshe…Dhe kjo, kjo e qetësoi situatën. Kjo ndihmoi shumë shqiptarët si në Shqipëri edhe në Kosovë për t’u mbrojtur tek pragu i derës. Nuk luftuan shqiptarët kundër njëri-tjetrit. U mbrojtën tek pragu i derës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Vizita e shefit të NATO-s si rikonfirmim për praninë e forcave evropiane në Kosovë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa