LAJMI I FUNDIT:

Beqiri nënshkroi vendimin për ndarjen çmimeve letrare

Beqiri nënshkroi vendimin për ndarjen çmimeve letrare

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri- në pajtim me nenin 3 e 21 të Rregullores për Çmimin Kombëtar Letrar “Azem Shkreli” dhe për çmimet vjetore letrare të MKRS-së dhe vendimit të jurisë së themeluar për ndarjen e këtyre çmimeve vjetore- mori vendim që për vitin kalendarik 2009, në pajtim me vendimin e datës 03.02.2010 të jurisë në përbërje: Jusuf Buxhovi, Ibrahim Kadriu, Sali Bashota, Vehbi Miftari dhe Vjollca Dibra, të jepen këto çmime letrare:

1. Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” i jepet Rexhep Hoxhës dhe Nazmi Rrahmanit;

2. Çmimi letrar për librin më të mirë të vitit 2010 në prozë i jepet Gëzim Aliut, për romanin “Në klubin e të shëmtuarve”;

3. Çmimi letrar për librin më të mirë të vitit 2010 për poezi i jepet Ag Apollonit, për veprën “Zomb”;


4. Çmimi letrar për librin më të mirë të vitit 2010 për kritikë, eseistikë i jepet Ibrahim Berishës, për veprën “Konvergjenca intelektuale”;

5. Çmimi letrar për librin më të mirë të vitit 2010 për vepër të përkthyer i jepet Bekim Bejtës, për veprën “Raga – afrim i kontinentit të padukshëm” nga Jean-Marie Gustave le Clezio, të përkthyer nga gjuha frënge.

Përveç Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe Çmimit letrar për librin më të mirë të vitit, me të cilët autorë të ndryshëm vendorë janë nderuar edhe gjatë viteve të shkuara, çmimet tjera letrare, të cilat janë themeluar kohë më parë nga MKRS, jepen për herë të parë.

Autorët dhe veprat që kanë fituar çmimet letrare dallohen për kontributin letrar në pasurimin e procesit kulturor-letrar gjatë periudhës së përmendur, duke sjellë vizione origjinale artistike dhe vlera që dallohen për periudhën e përmendur.

Dorëzimi i çmimeve letrare do të bëhet në një ceremoni solemne, në prani të personaliteteve prominente të kulturës sonë dhe të përfaqësuesve të institucioneve kulturore, artistike dhe shkencore, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kompensimi i laureatëve të çmimeve dhe jurisë profesionale do të bëhet në pajtim me kriteret e parapara në Rregulloren për ndarjen e çmimeve letrare të MKRS-së. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Ortodoksia sllave si aleancë mes raketës dhe temjanit

Ortodoksia sllave si aleancë mes raketës dhe temjanit

Kulture
Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Ëndrrat për të ardhmen, pranë një centrali bërthamor

Ëndrrat për të ardhmen, pranë një centrali bërthamor

“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje

“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje

Kalo në kategori