LAJMI I FUNDIT:

Beqiri dhe Mustafa hapën Panairin e Artizanateve

Beqiri dhe Mustafa hapën Panairin e Artizanateve

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Isa Mustafa, mori pjesë në Panairin e Artizanateve, i cili, në kuadër të "Ditëve të Trashëgimisë Kulturore Evropiane", u mbajt në Sheshin "Nëna Terezë", në Prishtinë.

Me këtë rast, ministri Beqiri tha se ekspozimi i këtyre artizanateve popullore dëshmon për vlerat e larta të kulturës sonë kombëtare, e cila, siç u shpreh ai, duhet të ruhet dhe të promovohet në kuadër të vlerave të përbashkëta të trashëgimisë kulturore evropiane.

Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, duke bërë hapjen solemne të këtij panairi, tha se organizimi i ngjarjeve të këtilla ka një rëndësi të veçantë, sepse ato, me bukurinë e tyre, e begatojnë dhe zbukurojnë kryeqytetin e Kosovës.