LAJMI I FUNDIT:

Beogradi të ndërpres kërcënimet ndaj liderëve të Luginës

Në dhjetëvjetëshin e fundit politika e Beogradit ka filluar të ndryshojë ndaj shqiptarëve, por jo si rezultat i arsyes politike dhe pranimit të realiteti të ri, por vetëm si imponim i faktorizimit dhe forcimit dhe realitetit politik e ushtarak shqiptarë, por edhe prezencës politike e ushtarake ndërkombëtare në Ballkan. Tashmë, Beogradi ka filluar ta qartësojë pozicion e saj se pa faktorizimin e shqiptarëve nuk do të ketë paqe dhe stabilitet afatgjatë në këtë rajon, por edhe në Evropë.

Mirëpo, një pjesë e kësaj politike, sidomos disa fundërrina të regjimit të Millosheviqit, të cilët ende kanë mbetur në pushtet po tentojnë të ngrenë kokën dhe dëshirojnë të merren me modelet e vjetruara politike, si me kërcënime, burgosje, vrasje, dëbime, etj., sintagma të provuara më herët nga regjimet serbe. Në këtë drejtim shkojnë edhe kërcënimet e disa funksionarëve serb ndaj disa liderëve lokal të Luginës së Preshevës, të cilët kishin marrë pjesë në manifestimin e Listës së Shqipërisë Natyrale në Tiranë, të organizuar nga politikologu Koço Danaj dhe përfaqësues të Akademisë shqiptarë.

Beogradi, nga njëherë po harron se Ballkani ka ndryshuar shumë, sidomos dekadën e fundit dhe nuk është më ajo qendra rreth së cilës sillet bota. Ata po harrojnë shpejt se vlerat demokratike dhe civilizimi i një shoqërie janë matësit kryesor të saj dhe jo kërcënimet ndaj shqiptarëve. Beogradi në vend të kërcënime ndaj tyre duhet të ulet në tryezë me shqiptarët e Luginës dhe t’i zgjidh të gjitha problemet e tyre, të cilat janë të shumta në Luginë dhe jo të shfaqet si “xhandar i dhunshëm” ndaj tyre. Politika e Beogradit ndaj Luginës duhet të ndryshojë shumë e më shumë, sepse zgjidhje tjetër në të ardhmen nuk do të ketë. Sa më shpejt që Beogradi largohet nga antivlerat njerëzore dhe përqafon vlerat e shoqërive progresiste aq më mirë do të ishte për ta, popullin dhe shtetin e tyre.


Me politikën e kërcënimit dhe shantazhit nuk arrihet askund, sepse kjo në radhë të parë është kundër tyre dhe do të ketë vetëm kundër-efekt ndaj shqiptarëve. Beogradi, njëherë e përgjithmonë duhet braktisur këtë metodë politike, sepse ka ikur koha e saj. Tani, shqiptarët janë shumë të organizuar, të mençur dhe të fortë, sa që në vend të kërcënime ndaj tyre dhe popujve tjerë kanë zgjedhur rrugën e paqes, dialogut, marrëveshjeve dhe tolerancës ndërmjet fqinjëve të saj, si me serbët, malazezët, maqedonasit, boshnjakët, etj. Pas shumë gjakderdhjeve, vuajtjeve dhe peripecive, shqiptarët kanë zgjedhur rrugën e komunikimit dhe integrimit, së pari ndërmjet veti, por edhe ndaj fqinjëve të tyre dhe popujve tjerë.

Andaj, metoda e kërcënimit nga ana e Beogradit, sidomos ndaj shqiptarëve të Luginës duhet të ndryshohet, mu ashtu siç kanë zgjedhur shqiptarët rrugën e marrëveshjeve ndaj tyre. Në fund, metoda e Beogradit është antidemokratike dhe një antivlerë shoqërore. Ndërsa metoda e rrugëtimit të shqiptarëve është rruga e paqes, bashkëpunimit, zgjidhjes së problemeve të përbashkëta me marrëveshje, raportet e mira ndër-fqinjësore, bashkëpunimi ekonomik, ndërshtetëror, etj. Me një fjalë, rruga e dialogut për shqiptarët është rruga e vetme demokratike dhe një vlerë universale që sjell paqe, stabilitet, zhvillim dhe prosperitet afatgjatë në Ballkan dhe më gjerë.

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit

Magazina
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Evropa
Kalo në kategori