LAJMI I FUNDIT:

Beogradi po i frikëson investitorët në Brezovicë

Beogradi po i frikëson investitorët në Brezovicë

Tani kur ka mbetur edhe më pak se dy ditë që investitori duhet të dëshmojë se ka arritur të mobilizojë 163 milionë euro për fazën e parë të investimeve në resorin e Brezovicës, Qeveria e Serbisë po e frikon atë.

Kjo pasi që javën e kaluar Qeveria e Serbisë kishte thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme, ku kishte miratuar një tekst shpalljeje në të cilin investitorëve potencialë iu tërhiqet vërejtja se Qendra për ski “Brezovica” është në pronësi të Serbisë dhe se vendimi për eksproprijim i marrë nga Prishtina është i jashtëligjshëm.

Të gjendur para kësaj situate, Qeveria e Kosovës thotë se nuk mund t’i përgjigjet secilit koment të Qeverisë serbe. Por, megjithatë thonë se është për keqardhje që Beogradi zyrtar luan një lojë të dyfishtë me serbët në Kosovë.


Sipas ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e cila edhe kryeson Këshillin Ndërministror, Beogradi nga njëra anë tenton të luajë rolin e avokatit të qytetarëve serbë të Kosovës e nga ana tjetër mundohet të pengojë një investim kaq të rëndësishëm, i cili do të krijojë mijëra vende të reja të punës dhe do të ngrejë mirëqenien e këtyre qytetarëve.

“Deklaratat e bëra nga Serbia janë thjesht të natyrës politike dhe nuk prodhojnë kurrfarë implikimesh ligjore apo praktike”, ka thënë Bajrami. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori