LAJMI I FUNDIT:

Beogradi mos të spekulojë me gjendjen e objekteve të kultit në Kosovë

Beogradi mos të spekulojë me gjendjen e objekteve të kultit në Kosovë

Beogradi nuk duhet të spekulojë për gjendjen e objekteve të kultit në Kosovë,për restaurimin e të cilave Qeveria e Kosovës ka investuar mbi 5 milionë euro. Kështu është shprehur ministri kosovar i Kulturës, Valton Beqiri, pas akuzave të ministrit të Jashtëm të Serbisë,Vuk Jeremiq, i cili në Vatikan ka deklaruar se në Kosovë objektet fetare të krishtera janë më të rrezikuarat në Evropë.

"Ne do të bëjmë atë që është në dispozicionin tonë, ne kemi investuar në këto objekte dhe do të vazhdojmë të bëjmë një gjë të tillë prandaj mendoj që çdo tentim i shtrembërimit të këtyre fakteve është jo i drejtë dhe faktet janë ato të cilat flasin. Ne nuk kemi nevojë të dalim dhe të lobojmë nëpër botë për të treguar argumentet", tha Beqiri.

Ministri Beqiri po ashtu ka akuzuar Beogradin se përveç shtrembërimit të fakteve po manipulon edhe serbët e Kosovës. "Ne e dinë të gjithë që një pjesë e madhe e qytetarëve serb që jetojnë në Kosovë është e manipuluar. Komunikimi i tyre me institucionet e shtetit te Kosovës është i domosdoshëm për të mos pasur intervenime të tilla të kësaj trashëgimie", vijoi Beqiri.

Gjatë trazirave të 17, 18 dhe 19 marsit të vitit 2004, humbën jetën 19 persona, prej të cilëve 11 shqiptarë dhe 8 serbë,ndërsa u plagosën rreth 900 persona, përfshirë edhe ushtarë të KFOR-it, policë ndërkombëtarë e vendorë. Gjatë këtyre tri ditëve janë djegur e dëmtuar mbi 500 shtëpi serbe dhe 35 monumente fetare dhe kulturore, 30 prej të cilave janë restauruar deri tani nga Ministria e Kulturës. /alsat/


Në trend Kultura

Më shumë
3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

Pesë misteret e pikturave të famshme të Leonardo da Vinçit (Foto)

Pesë misteret e pikturave të famshme të Leonardo da Vinçit (Foto)

KLAN

KLAN

Poezi
“Zhanret e gazetarisë”, libri i ri për praktikën dhe teorinë e shkrimit gazetar

“Zhanret e gazetarisë”, libri i ri për praktikën dhe teorinë e shkrimit gazetar

ODE MAÇOKUT

ODE MAÇOKUT

Poezi
Atlasi i dialekteve

Atlasi i dialekteve

Kalo në kategori