LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Fillon realizimi i gjashtë masave nga Pakoja e katërt

Bekteshi: Fillon realizimi i gjashtë masave nga Pakoja e katërt

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se ka nisur realizimi i gjashtë masave në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë nga paketa e katërt e masave ekonomike të Qeverisë për rivitalizimin dhe rinisjen e ekonomisë në kushte të COVID-19.

“Me vendim të Qeverisë, Ministria e Ekonomisë do të transferojë 60,000,000 denarë, pra 1 milion euro në një llogari të veçantë të caktuar të Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut, e cila do të mundësojë fillimin e realizimit të një linje kredie pa interes për kompanitë mikro dhe të vogla të mesme nga Pakoja e katërt e masave ekonomike të Qeverisë për përballje me pasojat e Kovid-19”, ka shkruar Bekteshi.

Kjo linjë kredie, tha ai, do të lansohet me një grant nga Bashkimi Evropian përmes Bankës për Zhvillim në kuadër të masave për rivitalizimin dhe rifillimin e ekonomisë në kushte të virusit Kovid-19.


“Në seancën e sotme të Qeverisë u miratuan edhe dy programe në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë për mbështetjen e turizmit nga Pakoja e katërt e masave. Me këto dy programe fillon zbatimi i pesë masave nën kompetencën e Ministrisë së Ekonomisë për mbështetje të sektorit të turizmit. Bëhet fjalë për këto masa: Kthimi i tarifës së paguar të qëndrimit të përkohshëm për vitin 2019 në të gjitha objektet e kategorizuara hotelierike, Grante për agjenci udhëtimi të licencuara, Grante për udhëzues të licencuar turistikë, Grante për restorantet e dasmave, Grantet për këndet e lojërave”, tha Bekteshi

Vlera totale e dy programeve të mbështetjes së turizmit është 459,650,000 denarë.

“Pas publikimit të Programeve në Gazetën zyrtare, Ministria e Ekonomisë do të shpallë thirrje publike në të cilat mund të aplikojnë të gjithë individët dhe personat juridikë”, theksoi Bekteshi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori